Dikur kishte 117 kilogramë dhe e tradhtonte burri me tjetrën, por vendosi t’i hakmerret duke u shndërruar në një super femër (Foto)

0
212

Betsy Ayala 34-vjeçe nga Houston i Teksasit, kur solli në jetë vajzën e saj Isabella në vitin 2013, peshonte 117 kilogramë.

Por, kur zbuloi se bashkëshorti po e tradhtonte me tjetrën dhe e quante “lopë”, vendosi të humb në peshë dhe t’i hakmerret në mënyrën më të mirë të mundshme, transmeton Telegrafi.

Ajo ishte betuar se nuk do thyhet dhe kështu vendosi të ushtrojë së bashku me motrën e saj. Çokollatat dhe ushqimet tjera të yndyrshme i zëvendësoi me ushqim të shëndetshëm.

Ajo tani është një nënë beqare, kurse palestrën e viziton gjashtë herë në javë. Kurse, tradhtinë bashkëshortore e konsideron si bekim, pasi i mundësoi një fillim të ri të cilin gjithmonë e kishte ëndërruar.

“Asokohe nuk e kam ditur se çfarë dua me veten. I kam pasur mbi 100 kilogramë, një fëmijë gjashtëmuajshe, kurse të gjitha në jetë që i kam bërë për një njeri, ai u zhduk. Gjithë kohën jam lutur që jeta ime të ndryshojë, dhe duket se këto lutje kanë pasur efekt ashtu siç kam pritur. Jam falënderuese dhe e lumtur për të gjitha që i kamë arritur në jetë, sepse jeta ime ka ndryshuar plotësisht”, ka deklaruar ajo.

Betsy ishte vetëm 13-vjeçe, kur për herë të parë iu nënshtrua një diete për shkak të mbipeshës.

“Gjatë gjithë jetës kam pasur problem me mbipeshë, ndoshta kjo për faktin se asnjëherë nuk jam marrë me kurrfarë sporti apo aktiviteti fizik. Në shkollë janë tallur me mua për shkak të mbipeshës”, ka shtuar ajo.

Si 17-vjeçe filloi lidhjen me njeriun i cili më vonë u bë burri i saj, dhe të cilit ia kushtoi gjithë jetën. Por, gjithçka ndryshoi kur e zuri duke e tradhtuar me tjetrën, dhe pa mesazhet që ata kishin shkëmbyer mes vete duke e quajtur Betsy “lopë të trashë”.

Por edhe përkundër fyerjeve dhe tradhtisë dhe faktit që i është nevojitur kohë e gjatë të kalojë që t’ia falë, ajo thotë se vazhdon të ketë raporte të mira me ish-bashkëshortin. /Telegrafi/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here