Standard.al

Meta: Jam takuar gjatë kohës së çadrës me Bashën, ja çfarë i thashë

0

 

Presidenti i zgjedhur Ilir Meta ka rrëfyer sonte një takim ‘të fshehtë’ me kreun e opozitës Lulzim Basha, ndërkohë që ishte në çadër. Meta ka treguar se çfarë i ka thënë Bashës dhe çfarë ka pranuar nga kërkesat e tij.

“Jam takuar me zotin Basha në kohën e çadrës. Jo fshehtas por jo publike, në prani të dy personave të tjerë. I kam thënë zotit Basha dy gjëra”, tha Meta.

Ku jeni takuar, në dijeni të zotit Rama?
Nuk ka rëndësi ku jemit takuar. Nuk jam vartës as i zotit Rama as i dikujt tjetër. Verë kemi pirë. Nuk e di se cili ishte çmimi, ishte demokrat ai… I kam thënë zotit Basha këto dy gjëra, edhe Ramës edhe ambsadorëve. Për çështjen e drogës, dekriminalizimit ke të drejtë. Ne e kemi mbështetur për këto gjëra, kemi folur për drogën dhe para PD-së.

Për punën e zotit Rama i kam thënë mos prit të dalë LSI në çadër, se ishte një variant që mund të dalë LSI në çadër, sepse e para kjo nuk zgjidh ndonjë gjë, e dyta po hyri LSI nuk ka vend për ty. Mos prit nga unë të vete në parlament të votoj kundër Ramës sepse unë kam një marrëveshje, është kryeministri legjitim. Ti ke të drejtë të kërkosh disa garanci, por nuk mund ta teprosh.

Për votim elektronik etj, i kam thënë harroji këto gjëra. I kam thënë, unë e mbështes shtyrjen e zgjedhjeve, por brenda korrikut. Unë nuk e pranoj këtë ide, që Shqipëria të bëjë zgjedhje përtej 9 shtatorit, data e fundit kur me Kushtetutë duhet të mblidhet parlamenti i ri. Kjo gjë mund të ndodhë vetëm nëse Shqipëria hyn në gjendje lufte. I kam thënë vetëm unë e Doris Pack të kemi mbështetur.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.