Standard.al

Mashtroi për 28 vite se ishte e verbër, arsyeja do tju shokojë

0

Rreth 28 vjet më parë, Carmen Jiménez, nga Madridi, Spanja, u bë krejtësisht e verbër për shkak të një dëmtimi të rëndë të syve. Të paktën kështu u tha të gjithëve, duke përfshirë edhe familjen e saj. Gruaja 57-vjeçare u zbulua se kishte qenë gjithmonë në gjendje të shihte në mënyrë të përkryer, gjë që e tronditi familjen e saj, edhe pse gjithmonë kishin dyshuar në lidhje me gjendjen e saj. Bashkëshorti i saj u tha gazetarëve se ajo rregullohej me një lehtësi të jashtëzakonshme dhe se shpesh herë e kishte “kapur mat” duke parë televizor me bisht të syrit por ajo nuk e kishte pranuar asnjëherë. Po përse Carmen mashtroi familjen dhe njerëzit e tjerë për kaq shumë vite? Carmen e bëri këtë për të mos përshëndetur dhe për të mos biseduar me njerëzit që ajo nuk i pëlqente. “Isha e lodhur nga takimi me njerëzit në rrugë dhe ndalimi për t’i përshëndetur. Kurrë nuk kam qenë person shumë social dhe duke pretenduar se jam e verbër, kam qenë në gjendje të shmang shumë përgjegjësi sociale”, tha ajo për Hay Noticia, shkruan standard.al. Përveçse i duhet t’i shpjegoj familjes së saj se pse i gënjeu për kaq shumë vite, Carmen do të përballet gjithashtu me probleme ligjore, sepse duke u regjistruar si person i verbër, ka përfituar nga ndihma speciale financiare.

Në fakt ende nuk dihet me siguri nëse kjo është një histori e vërtetë, e cila u publikua nga website spanjoll Hay Noticia dhe më pas u përhap në të gjithë botën, por nëse është e vërtetë kjo është gjëja më e çmendur që dikush ka bërë ndonjëherë./standard.al

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.