Dasma e Lionel Messi-t, gjithçka që duhet të dini para ditës së madhe

0

Futbollisti sensacional i Barcelonës po përgatitet për t’u martuar në fund të këtij muaj dhe kur jemi pak ditë para dasmës, “Goal.com”, ka zbuluar guidën e ngjarjes.

Lionel Messi ka zbuluar më shumë informacion përsa i përket dasmës që do të mbahet në vendlindjen e “pleshtit” në Argjentinë.

Për gazetën “Sport”, Messi është shprehur se ceremonia do mbahet gjatë ditëve që nuk do jetë i angazhuar me futboll, më 30 qershor, një javë pas ditëlindjes së 30-të të sulmuesit të Barcelonës.

29-të vjeçari do të martohet në Rosario, Santa Fe, vendi ku ai ka lindur dhe ka luajtur për herë të parë në një klub futbolli, Newell’s Old Boys.
Vendi i saktë nuk është zbuluar pasi synohet të shmanget një uzurpim i tifozëve që dihet se nuk janë të pakët, aq më shumë kur bëhet fjalë për dasmën e Messi-t.

Messi do shkëmbejë unazat me Antonella Roccuzzo, gjithashtu nga Rozario, të njohur me njëri-tjetrin që në moshën 5-së vjeçare.
antonella-roccuzzo-e-lionel-messi-a-un-gala-fifa

Lidhja e tyre u bë zyrtare në 2008-ën dhe që prej asaj kohe ata kanë dy fëmijë: 4-vjeçarin Thiago dhe 21-muajshin Mateo.

Barcelona's Lionel Messi (R) takes his soon Thiago from his partner Antonella Roccuzzo (L) before the La Liga soccer match against Getafe at Camp Nou stadium in Barcelona May 3, 2014.  REUTERS/Albert Gea (SPAIN - Tags: SPORT SOCCER) - RTR3NNXW

Siç pritej, këmbëmajti ka ftuar të 21 shokët e skuadrës në dasmë, duke përfshirë yjet Luis Suarez, Messi, Neymar, Ivan Rakitiç dhe Sergio Busquets të cilët do të qëndrojnë në Argjentinë për disa ditë, me Xavi që i pret atje.

“Sport” gjithashtu raporton se i gjithë stafi i ekipit është i ftuar, duke përfshirë mjekët, fizioterapistët dhe masazhatorët, si dhe ndihmësi Pepe Costa.

Edhe pse e ka trajnuar për tri vite, Messi nuk e ftuar Luis Enrique. Ai gjithashtu nuk ka ftuar asnjë ndihmës trajner, Juan Carlos Unzue, Robert Moreno, Rafael Pol dhe Joaqim Valdes. Në këtë listë të “zezë” janë edhe të gjithë drejtorët e klubit.

Andres Iniesta ia ka bërë të qartë Messi-t se e ka të pamundur pjesëmarrjen, ndërsa nuk përjashtohet dhe Pique që me shumë mundësi nuk udhëton drejt Rosario-a pasi gruaja e tij, Shakira, nuk i ka të mira marrëdhëniet me Antonella Roccuzzo-n.

Argjentinasi nuk ka ftuar asnjë tjetër personazh tjetër nga bota e futbollit, duke përfshirë Cristiano ronaldo-n, ose ndonjë ish-shok tjetër skuadre përjashto Xavi-n.

Ndrësa çifti është shprehur se nuk do mirëpresë dhurata për dasmën e tyre, por me vend do jenë donacionet për “Fondacionin Messi”, organizatë bamirësie që ndihmon fëmijët.

 

Lini nje pergjigje