Standard.al

Basha ofertë të re Ramës: Eja të diskutojmë…

0

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka përsëritur ftesën ndaj kryeministrit Edi Rama për një debat publik. Nga Kombinati Basha iu drejtua Ramës me një ofertë të re: “Hajde të diskutojmë programin tim, se ti s’ke program:.

“Eja në debat mos shko skutave. Ti nuk e kupton programin e Republikës së Re dhe nuk do ta kuptosh. E ndajmë programin në dy pjesë, një pjesë të Republikës së Re dhe një të Republikës së Vjetër. Kjo është oferta ime. Eja të bëjmë debatin e programit tim ekonomik, se ti s’ke program. Thua do bësh 250 mijë vende të reja pune, do çosh edh 250 mijë të tjerë në azil. Zot na ruaj! Ke mësues anglisht për ekonominë. Programi im do e nxjerrë vendin nga kriza politike. Eja, do e humbësh atë debat me sukses”, tha Basha.

Nga ana tjetër Rama ka deklaruar se nuk ka ndërmend të bëjë debat me Bashën, për ta ndihmuar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.