Skandali, Bashkia e Vlorës i jep 2 muaj në përdorim sheshin publik një force politike

0
184

Bashkia e Vlorës i jep në përdorim një partie politike një shesh publik për 2 muaj për qëllime elektorale! Duket diçka surreale, por ja që është krejtësisht e vërtetë. Gjithçka vërtetohet nga një shkresë zyrtare të kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Lela e që mban datën 7 qershor.

Në përgjigjen që qytetari i parë i Vlorës i ka dhënë Lëvizjes Socialiste për Integrim bën me dije pa të keq se sheshi para pallatit të sportit “Flamurtari” nuk është i lirë për takime elektorale, pasi i është dhënë në përdorim një tjetër subjekti politik për 2 muaj.
“Në përgjigje të kërkesës suaj ju sqarojmë se Bashkia Vlorë me shkresën nr. 3314/1 datë 5.05.2017 i ka dhënë leje një subjekti tjetër për përdorim nga data 01.05.2017 deri më datën 30.06.2017 sheshin para Pallatit të Sportit “Flamurtari” Vlorë për qëllime elektorale”, – shkruhet në dokumentin që mban firmën e kryebashkiakut Dritan Leli.

Madje ky i fundit i sugjeron LSI që të bëjë kërkesë për përdorimin e ndonjë tjetër ambienti në qytetin e Vlorës.
E gjitha kjo histori është një skandal i padëgjuar ndonjëherë dhe i paprecedentë në Shqipëri, ku bashkitë i japin në përdorim një partie një ambient publik për qëllime elektorale.
Jo vetëm kaq, po sipas shkresës në fjalë sheshi i është dhënë në përdorim subjektit politik që më datën 1 maj 2017, plot një muaj para nisjes së fushatës elektorale. Vështirë të gjendet një bazë ligjore për të justifikuar këtë veprim të Bashkisë Vlorë, që në fakt e ka shkelur ligjin duke i ofruar hapësira publike një subjekti politik një muaj para hapjes së fushatës zgjedhore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here