Standard.al

Rama: Ja pse bëj fushatë me dy gishtat lart

0

Emisioni ‘Studio e Hapur’ i gazetares Eni Vasili në ‘News24’ mbrëmjen e sotme është zhvendosur në qytetin bregdetar të Vlorës, ndërsa i ftuar është kryeministri i vendit Edi Rama. Ky i fundit ka folur për fushatën elektorale si dhe ‘timonin e qeverisë’. I pyetur edhe për fushatën me dy gishta që simbolizon PD-në, Rama tha se dy gishtat erdhën dhuratë nga fati sepse PS ka numrin dy në listën e partive në fletën e votimit.

INTERVISTA
Tonet janë ulur, ju e quani kreun e opozitës djalë të mire, por kjo klimë të le të mendosh që kjo marrëveshje është përtej asaj të 17 majit?
Unë mendoj se marrëveshja për të cilën bëra çmos është një marrëveshje që i intereson Shqipërisë. Kërkesa ime për të marrë një mandat të plotë nuk është një kërkesë për më shumë pushtet për vete. Se po te ishte kjo ne do prisnim 18 qershorin dhe Luli do priste natën për pak fresk se gjatë ditës do kishte vapë.

E kishit menduar që do bënit fushatë me dy gishtat lart?
Dy gishtat erdhën dhuratë nga fati sepse ne kemi numrin dy në listën e partive në fletën e votimit. Nëse do kishim numër tjetër do gjenim qasje tjetër. Por në këtë rast është një rastësi që më kujton Hegelin që rastësia është shpata që domosdoshmëria çan rrugën.
Nuk besoj se ka qenë largësia hegeliane, por një kurban siç është LSI?

Nuk ka lidhje kurbanesh. Unë nuk dua të bëj komente për largimet se janë larguar dhe të tjerë që nuk janë të LSI. Partitë nuk mund të jenë administratore të shtetit. Unë nuk përzihem fare me këtë proces, por në këtë rast, ajo që fitojmë nga ky proces është më e madhe. Këto do jenë të parat zgjedhje që garohet pa presion. Opozita është në garë dhe nëse populli vendos të mbajë timonin e qeverisjes dhe të referimeve dhe bashkërisht të bëjmë avokatin për e Shqipërisë për anëtarësimin.

vijon…

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.