Pas deklaratës se Metës në Berat, menjëherë del slogani: LSI forcë e parë, forcë e paparë

0
220

Kryetari i Kuvendit ka vazhduiar turin e tij të falenderimeve nëpërr qarqe të ndryshme të vendit.

Sot i pranishëm në prezantimin e kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Beratit, Meta foli me tone të ashpra drejtuar dy krerëve të partive të vjetra, Ps dhe PD.

Meta tha se rritja e kësaj force politike, “solli një dashuri të paparashikuar, atë të Edit dhe Lulit”.

Meta tha se tashmë timoni i qeverisjes nuk është as i PS dhe as i PD, ndërsa shtoi se “Rama e Basha le të marrin një tepsi si timon”.

“Tjetër gjë thoshin para dy javësh, tjetër gjë thonë tani. Basha thotë votat po s’na i dhatë ne, ja jepni Ramës. E Rama thotë po s’na i dhatë ne, jepjani Bashës. Kur ju të dy qenkeni bërë vëllezër pse të çojmë votat dëm ne, kur kemi një alternativë tjetër. Alternativën e LSI, që është alternativa e rinisë, alternativa kundër oligarkisë. Ta marrin me qetësi dhe dashuri, timoni iku. Tani të marrin një tepsi si timon, e të jenë të kënaqur sidoqoftë edhe me kaq”, tha Meta.

Pas fjalimit të tij të fortë menjëherë në rrjetet sociale ka dalë një tjetër slogan për LSI-në.

“LSI forcë e parë, forcë e paparë”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here