Standard.al

Meta: Rritja e LSI solli një dashuri të paparashikuar, atë të Edit dhe Lulit. Tani timoni iku, le të mbajnë tepsinë

0

Ish-kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka bërë batuta me marrëveshjen Rama-Basha të arritur më18 maj. Nga një takim elektoral që LSI ka zhvilluar në Berat, ku janë prezantuar kandidatët për deputet, Meta tha se rritja e kësaj force politike, “solli një dashuri të paparashikuar, atë të Edit dhe Lulit”.

Meta tha se tashmë timoni i qeverisjes nuk është as i PS dhe as i PD, ndërsa shtoi se “Rama e Basha le të marrin një tepsi si timon”.

“Tjetër gjë thoshin para dy javësh, tjetër gjë thonë tani. Basha thotë votat po s’na i dhatë ne, ja jepni Ramës. E Rama thotë po s’na i dhatë ne, jepjani Bashës. Kur ju të dy qenkeni bërë vëllezër pse të çojmë votat dëm ne, kur kemi një alternativë tjetër. Alternativën e LSI, që është alternativa e rinisë, alternativa kundër oligarkisë. Ta marrin me qetësi dhe dashuri, timoni iku. Tani të marrin një tepsi si timon, e të jenë të kënaqur sidoqoftë edhe me kaq”, tha Meta.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.