Juventusi do “Champions-in” me Alegrin, italiani rinovon kontratën me “zonjën e vjetër”

0

Dy finale “Champions League” të humbura në tre vite janë thjesht numra pasi drejtuesit e Juventusit kanë vendosur të rinovojnë kontratën me Masimiliano Alegrin. Kjo si shkak se pavarësisht mos triumfit në Europë, në drejtimin e italianit “zonja e vjetër” ka fituar tre herë “Seria A”.

Loading...

Zgjatja e kontratës deri në vitin 2020 u zyrtarizua nga klubi torinez fillimisht në rrjetet sociale dhe më pas nga faqja zyrtare e klubit në internet.
alegri1
Pas zgjatjes së bashkëpunimit mes dy palëve mësohet se paga e neto e Alegrit do jetë 8 mln euro në sezon, duke e përfshirë atë në mesin e trajnerëve më të paguar në Europë. Por sipas asaj që raporton “Premium Sport”, PSG i kishte ofruar më parë ish-teknikut të Milanit 10 mln euro në sezon, po që ishte refuzuar.

Alegri në këtë mënyrë nuk ka dëshiruar të lërë në mes projektin e nisur me 35-së herë kampionët e Italisë të cilët qëllim primar kanë fitim e “Champion League”.

Loading...

Lini nje pergjigje