Basha në Lushnje: Rama nuk do t’ia dijë për qytetarët, jeton mes vizatimeve dhe qypave me baltë

0

Gjatë një takimi elektoral me qytetarët në Lushnjë, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se fermerët nuk subvencionohen dhe malli i tyre nuk shitet. Basha u shpreh se Rama jeton mes vizatimeve dhe qypave me baltë dhe kurrë nuk do t’ia dijë për qytetarët.

Përmes ndryshimeve kushtetuese ju do keni në dorë të zgjidhni dhe të shkarkoni deputetët tuaj. Do marrë fund shfaqja e shëmtuar që ka pasur vetëm një qëllim, që tju mashtrojë. Rama jeton mes vizatimeve dhe qypave me baltë dhe kurrë nuk deshi t’ia dijë për ju. Ku janë 300 mijë vendet e punës? A është punësuar ndonjëri prej në këto 4 vite? Sot ngriti dolli për mua në Vlorë. Nuk është koha për dolli se i ke zhytur peshkatarët në mjerim. Fermerët janë të braktisurit e mëdhenj të republikës së vjetër. Rama u thotë sot fermerëve merrni kredi, duke dalë si kryeministri i bankave. Kryeministri i ri nuk do jetë kryeministri i oligarkëve. Unë do jem kryeministri i fermerëve shqiptarë. 100 milionë euro subvencione për fermerët” – tha Basha.

Lini nje pergjigje