Standard.al

Balerina e parë shqiptare në “American Ballet Theatre” Xhesika Gjonikaj: Si u bëra pjesë e kompanisë më të madhe e baletit në botë

0

 

Irini Meçe

 

Balerina 19 vjeçare Xhesika Gjonikaj ka arritur të firmosë kontratën për të qenë pjesë e kompanisë më të madhe të baletit në botë në “American Ballet Theatre”në Nju Jork. Xhesika është shqiptarja e parë femër që është pjesë e saj.”Unë kam aplikuar duke dorëzuar një DVD me kërcimet e mia, e cila përfshin foto nga baleti, varacion, ushtrime, bashke me cv se ku kam mbaruar shkollën, me kë jam ushtruar etj. Pak a shumë kështu funskionin aplikimi në “American Ballet Theatre”. Pas dorëzimit të cd-së dhe cv-së u përzgjodha dhe u kontaktova. “American Ballet Theatre” është një nga kompanitë më të mëdhaja të baletit, dhe përfshin balerintët më të mirë të të gjithë vendeve të botës.  Për mua pjesëmarrja në këtë kompani është shumë e rëndësishme duke qenë se jam edhe shqiptarja e parë që marr pjesë këtu, dhe një nga balerinat më të reja. Kjo gjithashtu më shton atë vështirësinë dhe përgjegjësinë që kam. Normal që vështirësi do të ketë, por besoj që do ja dal. (buzëqesh)”, u shpreh balerina Xhesika për gazetën “Standard”.

Por nuk është hera e parë që balerinën e shohim pranë trupave të baletit jashtë Shqipërisë. Ajo gjithashtu ka qenë pjesë e trupes së baletit në Vjenë, e cila arriti të spikaste mes 10 më të mirëve të përzgjedhur ndër 200 kandidatë që garonin fillimisht përmes DVD-ve. Duke qenë pjesë e trupës së baletit në Vjenë ajo ka mundur që të realizojë një ndër dëshirat e saj për të kërcyer tek baleti “Liqeni i Mjelmave”, me trupën e Vjenës.  “Unë kam kaluar një vit në Teatrin e Vjenës dhe ishte një eksperiencë shumë e mirë, pasi uën isha shumë e vogël, dhe ishte një ekperiencë që mua më ndihmoi që të arrij këtu ku jam tani, ku më ka dhënë një shtysë , pasi duhet ta nisësh nga diku që më vonë të arrish akoma shumë më lart” pohoi ajo. Balerina 19-vjeçare shqiptare ka studiuar në shkollën e baletit në Tiranë për 6 vite dhe 2 vitet e fundit i ka përfunduar në shkollën e Baletit të Vjenës (Ëiener Staasoper Balletakademie). Por përveç skënës në Vjenë ajo ka mundur që të interpretojë edhe në skenat e Kinës si dhe në Çeki me një krijim të një koreografi amerikan. Por si e sheh Xhesika baletin në Shqipëri dhe atë jashtë? “Patjetër që janë krahësime shumë të mëdhaja. Nuk duhet mohuar fakti që edhe Shqipëria ka nxjerrë balerinë shumë të mirë dhe kanë ecur shumë. Ama baleti jashtë është shumë herë më i zhvilluar sesa në Shqipëri, kanë metoda të ndryshme dhe janë shumë gjëra që ata bëjnë dallimin nga ne gjithmonë”, ka thënë ajo.

“American Ballet Theatre”, prej vitit 2006 është njohur nga Kongresi Amerikan si “Kompania kombëtare e Baletit në Amerikë” dhe ka një sezon 8-javor në “Metropolitan Opera House” në pranverë e një sezon më të shkurtër në teatrin “David Koch”, ndërsa pjesën tjetër të vitit bën ture nëpër botë. Që prej vitit1940, kjo kompani ka performuar në teatrot më të mëdha në të gjithë botën, duke krijuar “një traditë të pasionit e risisë, që tejkalon kufijtë kulturorë dhe prek shpirtrat e dashamirësve të baletit”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.