Shkrimtarja jetime: E dija që i dashuri s’do martohej kurrë me mua, fundi i tmerrshëm ditën kur linda djalin

0

Tre histori dashurie me funde të trishta, nuk e kanë gjunjëzuar Lumturie Kodrën, shkrimtaren që u rrit jetime e mundi ta njohë nënën vetëm kur ishte 11-vjeçe, por që jeta nuk e përkëdheli kurrë ashtu siç donte

Loading...

Ajo vijon rrëfimin në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” dhe flet për dashurinë e parë, me burrë të quajtur Roberto në qytetin e Korëës. Historia me të siç thotë Lumturia ishte e shkurtër dhe e vrullshme por përfundoi me një fund të tmerrshëm. Ai vdes në momentin që ajo sjell në jetë fëmijën e tyre, djalin e saj të vetëm.

“Me Roberton pata një histori të shkurtër, më merrte, më çonte tek vëllai. Ditën kur isha në maternitet e mora vesh nga shoqet se ai kishte humbur jetën në maternitet”,- thotë Lumturia, raporton BalkanWeb.

Ajo përlotet në studio dhe shton: “Njerëzit e tij nuk i njoha. Unë u largova nga Korça për të mbyllur plagët, shkova tek Nexhmije Hoxha për të kërkuar shtëpi. Unë e dija që nuk do ta merrja për burrë, e dija. Isha e dashuruar dhe kaq. Ne jetimët na shikonin me përbuzje dhe s’kishte s’i ndodhte ndryshe”,- shton ajo, raporton BalkanWeb.

Loading...

Lini nje pergjigje