“Sheshi Skënderbej”/ Punimet po mbarojnë por problemet shtohen nga dita në ditë

0

 

Loading...

“Betonizimi, vapa nga pllakat dhe inaugurimi në datën 10 që është fushatë janë disa nga problemet dhe prapaskenat që fshihen pas punimeve të sheshit Skëndërbej”

 Edhe pak ditë na ndajnë nga hapja e sheshit Skëndërbej, edhe pse punimet  nuk kanë mbaruar ende.  Në shesh punimet janë ndarë në disa faza dhe të shtunën sipas bashkisë do të mbyllet një pjesë e punimeve. Si gjithmonë bashkia e Tiranës vazhdon traditën e inaugurimit me festa dhe fjalime që zënë hapësirë të madhe në media të punimeve të papërfunduara, të cilat “fytyrën e plotë” e marrin pas javësh e muajsh. Nuk dihet “arsyeja” se pse po punohet me kaq ngut, dhe po kërkohet me ngulm që sheshi të hapet  përpara zgjedhjeve të përgjithshme që do të mbahen në datën 25 qershor. Punimet në shesh nuk kanë kaluar pa debate pasi gjatë gjithë kohës është folur për vjedhje fondesh, për ndryshim plani dhe për shtesa që ishin paracaktuar. Por në përfundim të punimeve kanë dalë në pah disa probleme të tjera. Përveç se u shtua një parkim nëntokësor, në gjysmën e punimeve, tashmë duhet të përballemi me pllakat e betonit të cilat do të krijojnë një vapë shumë të madhe, që shumë e kanë quajtur si një betonizim të sheshit.

 Betonizimi

 Që nga dita e parë dhe deri sot Erion Veliaj ka  reklamuar punimet në sheshin Skëndërbej, dhe pikërisht shtrimin e një pjesë shumë të madhe të tij me pllaka. Pllakat sipas Veliajt janë simbolike, pasi janë të marra nga të gjitha trevat e Shqipërisë. Në shpjegimet që ka bërë, ai ka thënë se shtrimi do te jëtë si një mozaik, pasi gurët janë marrë nga çdo trevë dhe do të formojnë një hartë tjerr në shesh. Por edhe pse kjo nismë mund të quhet e goditur nga ana tradicionale, përsëri nuk është marrë shumë parasysh vapa që krijojnë pllakat në verë. Shtrimi i një pjese të madhe tw sheshit është thjesht një betonizim, pasi mijëra metra katror janë pa asnjë pemë. Nëse do të bëjmë një fotografi nga lar,t do të duket thjesht një pllakë e madhe betoni e cila me sa duket do të krijojw vetëm probleme. Kjo pjesë e sheshit që është mbuluar me pllaka përpara se të nisnin punimet ka qenë një lendinë me bar dhe rrugë, ku kalonin makinat për të mos krijuar trafikun që është sot. Edhe pse në cepat e sheshit janë mbjellë  disa pemë, ku në shumicën e rasteve ka qenë thjesht një zhvendosje   ekzistuesve, përsëri betoni që është në qendër nuk mbulohet dot nga pemët në periferi të tij.

 Vapa nga hapësira pa pemë

 Hapësira me pllaka në sheshin Skënderbej është shumë e madhe dhe shkon në disa mijëra metra katror. Duke ju referuar një interviste të kreut të bashkisë Erion Veliaj të para disa ditëve, kjo hapësirë me pllaka është simbolike, pasi shkon në 28 mijë metra katror, njësoj si sipërfaqja e Shqipërisë që është afro 28 mijë kilometra katror. Edhe pse simbolika mbetet, përsëri me ardhjen e vërës askush nuk merr parasysh simbolikat, por vetëm shikon nëse është pak freskët apo jo. Të gjithë ata që do të kalojnë në këtë shesh do të përballen me një vapë shumë të madhe e cila do të shtohet edhe më shumë nga pllakat e shumta. Nëse bëjmë një llogaritje të thjeshtë të gjithë që do të kalojnë në shesh nga njëri skaj në tjetrin, u duhet të paktën 3 minuta që të durojnë vapën e tmerrshme të verës, pasi gjatë kësaj hapësirë nuk ka asnjë pemë. Pasi për të shkuar nga Bashkia të rruga e Kavajës, nga Opera për të rruga e Durrësit, apo në ndonjë skaj tjetër të këtij sheshi nuk mund ti shmangesh dot vapës e cila do të zgjesh të paktën 3 minuta.

 Uji në pllaka

 Për të zgjidhur problemin e vapës nga Veliaj është thënë se do të ketë dhjetëra shatërvanë funksional në 24 orë të cilat do të thyejnë temperatura e nxehta të verës. Sipas deklaratave të ndryshme që janë bërë nga bashkia në shesh do të funksionojnë shatërvane të vegjël, të cilit do të mbajnë të lagur gjatë gjithë kohës pllakat e panumërta në shesh. Por të qenurit ujë gjatë gjithë kohës, sheshi do të shfaqë probleme të tjera. Sipas studimeve që janë bërë kjo sipërfaqe e cila nuk është as e sheshtë, por është e pjerrët, do të ketë rëshqitshmëri. Ende nuk është testuar në këtë shesh, por shumë ekspertë flasin për një dështim në projektim dhe në ekzekutim.

 Bukuria që duket vetëm në shi dhe natën

 Në një kohë kur punimet po shkojnë drejt fundit dhe sheshi po bëhet gati për tu hapur nuk mund të mungojnë dhe fotot promovuese.  Qytetar të ndryshëm apo dhe vetw bashkia nuk ka ndalur së bëri foto dhe publikime të tyre në rrjet. Por  problemi te fotot është se ato shkrepen vetëm natën dhe në kohë me shi, pasi në dell do të dukej  thjesht një pllakë e madhe betoni. Për muaj me radhë kemi parë në rrjet foto të cilat tregojnë ngjyrat e pllakat të cilat marrin ngjyrë nga shiu apo natën kur nuk duket gjë. Prandaj i thëmi bashkisë: publiko edhe foto të cilat shkrepen ditën dhe pa filtra photoshopi.

 

Data e hapjes

 Ka më shumë se një muaj që Veliaj në Instagram-in dhe Facebook-un e tij publikon foto nga sheshi me përshkrim ku tregon datën e inaugurimit. Por nëse e shohim datën, ajo është thjesht dy javë nga mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme. Kështue dhe një herë një veprëer publike po përdoret si një kalë beteje në zgjedhjepër të fituar sa më shumë elektoral. Por inaugurimi para zgjedhjeve mund të nënkuptohet sic ka nodhur shpesh në Shqipëri si një inaugurim me sforco dhe me punime jo cilësore.

 ……………………………………………………………………………………………………………………

 Denoncimi

Sheshi i ri, 16 milion euro për pllaka të thyera

U bë më shumë se që nga mbyllja e sheshit Skënderbej, për të zhvilluar punimet për restaurimit të tij për të disatën herë. U lajmërua rreth një vit më parë që projekti i ri për ndërtimin e këtij sheshi do të zgjaste plotë 12 muaj dhe se vlera e tij do të ishte 16 milion euro. Kur morëm vesh se i gjithë sheshi do t’u dedikohej këmbësorëve dhe dot ë kishte edhe gjelbërim, menduam se diçka e mirë do të bëhej në këtë qytet, por si përherë, zhgënjimet nuk mungojnë. Së fundmi ky shesh është shtruar dhe duket se është në përfundim e sipër, por çfarë është bërë në të, e keni parë? I gjithë sheshi është shtruar me pllaka, por te pllakat qëndron problemi. Para disa ditësh politikani Andis Harasani ka postuar disa foto në rrjetin social Facebook, ku tregon atë që nuk shihet nga fotot që bën bashkia për të promovuar sheshin. Në fotot që ka publikuar Harasani duket shumë qartë që këto pllaka anë shumë vende janë të dëmtuara dhe të thyera, ende pa u  bërë inaugurimi “madhështor”, i sheshit. Përveç se janë të thyera janë edhe të vendosura  në mënyrë të çrregullt dhe me ngjyra të ndryshme. Bashkëngjitur këtyre fotove politikani shkruan: “Ta gëzoni sheshin e ri! Shikoni sa bukur pllakat. Asnjë s’ka lidhje me tjetrën. Dhe kanë qëlluar ca si të krisura. Me jetë LaLait. P.s – shikoni pak kombinimin e ngjyrave!!! Sikur ka bo praktiken shkolla e të verbërve”.  Ky postim tregon se sheshi Skëndërbej, po bëhet me shpejtësi të madhe për të arritur datën e inaugurimit, pasi është ara caktuar që  do të jetë 10 qershori.

 

………………………………………………………………………………………..

 

Problemet e bartura të sheshit që në fazat e para

 

Në një intervistë që kemi zhvilluar me Drejtorin e Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokrtike, Jamarbër Malltezin, kanë dalë disa problematika të sheshit që në fazën kur ka qenë thjesht plan pa u zbatuar ende. Sipas Malltezit ndërtimi i sheshit në këtë mënyra dhe në këtë formë do të ketë probleme të shumta  që janë: ndotja e mjedisit, trafiku që është shumë i rënduar por edhe pa kryer se sheshi është bërë pa asnjë studim hidrogjeologjik, modelim gazrash të dëmshëm dhe gjithashtu pa asnjë diskutim të hapur me ekspertët”.  Në lidhje me sheshin sipas një studimi që kishte kryer, Jamarbër Maltezin, kishin dalë disa rezultate të cilat ishin: “Prishja e sheshit dhe pyllit, shtimi i radhëve të trafikut dhe krijimi i grykëve te shisheve shumëfishon çlirimin e gazrave kancerogjene nga makinat e bllokuara në trafik.  Mbulimi i tokës natyrore me beton ndalon kalimin e ujërave ne shtresat e tokës duke shtuar shume me tepër efektin përmbytje.  Kjo ndërhyrje e shtrenjte (17 milionë euro) në Sheshin Skënderbej po kryhet për interesa të vogla dhe pa kryer asnjë studim hidrogjeologjik, modelim gazrash te dëmshëm dhe gjithashtu pa asnjë diskutim të hapur me ekspertet.

…………………………………………………………………………………………………..

 

Akuza

 

Partia Demokratike: Veliaj, 15 miliardë lekë për betonizimin e sheshit

 

Sipas një shkrimi që gjendet në faqen zyrtarë të gazetës së partisë Demokratike, thuhet se Veliaj ka shpenzuar 15 miliardë lekë për të betonizuar të gjithë sheshin Skënderbej

 

Sheshi Skënderbej, në çdo kohë dhe sa herë që është rregulluar apo ka pësuar ndryshime gjithmonë ka krijuar debate mes partive politike. Edhe ne ndërhyrjen e fundit nga administrata e re e Bashkisë së Tiranës, është komentuar shumë gjatë në media dhe nga eksponentë të shoqërisë civile. Zërat kundër këtij projekti kanë qenë të shumtë, dhe argumenti kryesor që është artikuluar ka qenë betonizimi. Kjo për arsye se pjesa e cila ishte e mbjellë me barë, u mbush me beton dhe me pllaka. Sipas kreu të bashksië zotit Erion Veliaj, këto pllaka janë nga të gjitha trevat e Shqipërisë, por për të tjerët shihen vetëm si beton. Një ndër eksponentët kryesor që ka hedhur akuza mbi ndërtimin e këtij sheshi ka qenë kundërshtarja politike e administratës Veliaj, Partia Demokratike. Që nga dita e parë e fillimit të punimeve deri më sot, janë hedhur akuza për mënyrën e tenderimit, parat e shpenzuara dhe mënyrën e ndërtimit të këtij sheshi. Sipas një shkrimi që gjendet në faqen zyrtarë të gazetës së partisë Demokratike, thuhet se Veliaj ka shpenzuar 15 miliardë lekë për të betonizuar të gjithë sheshin Skënderbej. Sipas këtij shkrimi nga Partia Demokratike, Veliaj ka ndryshuar projektin dhe ka vënë në zbatim planin që është propozuar nga Edi Rama, në kohën që ky i fundit ka qenë kryetar bashkie i Tiranës.  Më tej thuhet se Veliaj ka shkatërruar këtë shesh me ndërhyrjen që po bën aktualisht.  “Shkatërrimi i sheshit filloi që nga dy idhujt e tij, ish-diktatori Enver Hoxha dhe Edi Rama, sot kryeministër asokohe kryetar i Bashkisë. I pari, e bënte për qëllime ideologjike pasi kërkonte t’i jepte fytyrën e një sheshi komunist sipas shembullit të Bashkimit Sovjetik dhe i dyti për qëllime të pastra korruptive. Me ardhjen e Erion Veliajt mori jetë dhe projekti i Edi Ramës, për ta shkatërruar këtë shesh dhe pse jo për të fituar disa miliona më shumë. Për shembull, sipas Open Data Albania, Bashkia ka hapur tenderin për fazën e dytë të punimeve të rikualifikimit të sheshit, me vlerë rreth 10 miliardë lekë apo 8 milionë dollarë. Kjo pason dhe 6 miliardë lekë të tjera, të shpenzuara në fazën e parë të punimeve për shndërrimin e tij në pedonale… Në fakt 6 miliardë lekë ose 4.5 milionë dollarë duhej të ishte vlera e rikualifikimit të tij, por me ndërhyrjen e Edi Ramës, u bë një ndryshim projekti edhe nga ai i projektuar nga firma belge “51N4E”, e cila dhe kjo është më vetë një histori e pastër korrupsioni dhe klientelizmi. Ndryshimi i projektit u bë me qëllim që t’i hapej rrugë ndërtimit të një parkingu nëntokësor, por edhe të një qendre tregtare mu poshtë Sheshit Skënderbej. Pra, e thënë më shkoqur, qytetarët e Tiranës do të paguajnë nga taksat e tyre plot 15-16 miliardë lekë që Erion Veliaj dhe Edi Rama të kenë një biznes të tyre mu në qendër të Tiranës”, shkruhet në artikullin e botuar në faqen zyrtarë të gazetës së Partisë Demokratike. Akauza kryesore në këtë shkrim hidhet për betonizimin, pasi sheshi i cili tashmë është në përfundim dhe pritet që të hapet të shtunën është shndërruar në një pllakë të madhe betoni, i cili do të krijoj një vapë në hapësirën e tij, por jo vetëm. Nuk dihet ende se si do të evitohet e gjithë vapa e krijuar, por nga sa shihet nga projekti dhe nga deklaratat e kreut të bashkisë do të ketë shatërvane në të gjithë hapësirën e mbuluar me pllaka, për të sjell pak freski, por duhet patur kujdes pasi hapësira do të jetë e gjitha me ujë dhe mund të ketë rrezik për rrëshqitshmëri.

 

……………………………………………………………………………………………………………….

 

Projekti që u ndryshua rrugës

 

Sheshi “Skënderbej”, veç betonit në sipërfaqe, do të ketë edhe parkim nëntokësor

 

“Në mes të punimeve shtohet dhe një parkim nëntokësor që do të shërbej dhe si qendër tregtare, por askush nuk ka pasur informacion në fillim të punimeve”

 

Në 27 vite të demokracisë sheshi në qendër të Tiranës ka ndryshuar disa herë pamjen e tij. Askush nuk e pëlqen atë që është bërë nga paraardhësi i tij, dhe për këtë gjë miraton një projekt për ta ndërtuar sipas shijeve të tyre. Ky shesh mban emrin e heroit kombëtar dhe duhet që të simbolizonte bashkimin dhe fuqinë që ka bashkimi, por krejt e kundërta ndodh pasi të gjithë ndahen për këtë shesh. Akuza, kundër akuza, plane betonizimi, plane pa plan, ndërtime, shembje e më pas rindërtime. Kjo është me pak fjalë fabula e sheshit “Skënderbej”. Një masakrim që askush më mirë se politikanët shqiptarë, nuk mund t’ia bënte krye sheshit të metropolit shqiptar. Sheshi në qendër të Tiranës ishte ndërtuar vetëm pak kohë më parë, në vitin 2012 por pamja nuk ishte në shijet e kryetarit të ri Erion Veliaj. Pasi arriti që të fitoj zgjedhjet ai nuk nguroi që të shpallte projektin e tij për sheshin. Pedonalet janë kryefjala e tij dhe preferoi që edhe këtë shesh ta kthej në një pedonale. Pak muaj pas ardhjes në detyrë të kryetarit të ri filluan punimet në sheshin Skënderbej. Çdo kush që ka një makinë dhe detyrohet për të kaluar në rrugët që kalojnë anës tij e di shumë mirë se aty ka punime. Mbyllja e rrugëve që të çojnë në sheshin Skënderbej kanë disa muaj që janë mbyllur, dhe kjo gjë ka shkaktuar një trafik shumë të rënduar në Tiranë, i cili pritet që të rëndohet dhe më shumë me fillimin e fazës së dytë të punimve. Nga një lulishte e madhe, që ndoshta nuk kishte ndonjë bukuri të madhe, tani sheshi do të kthehet në një pistë me beton që nuk do ti shërbej askujt. Projekti nisi vetëm si ndërtim i një sheshi më gjithë komponentët e tij, por duket se rrugës pati ndryshime. Fondi që ishte parashikuar për ndërtimin e këtij sheshi nuk mjaftoi dhe bashkia akordoi edhe një fond shtesë, për të ndërtuar edhe parkimin nëntokësor, që nuk ishte në projektin fillestar. Gazeta “standard” para disa muajsh publikoi një lajm, i cili jepte detajet e fondit që është akorduar nga bashkia për ndërtimin e parkimit. Në vendimin e publikuar nuk thuhej që është për parkimin, por nëse shohim rezultat e punimit shihet qartë që në shesh do të ketë dhe një parkim shumë të madh, i cili do të jetë nëntokësor. Ja çfarë thuhej në lajmin e publikuar disa javë më parë ku bashkia jepte fonde shtese per mbarimin e planit: “Nga shpërndarja e fondit për programin e Menaxhimit të Rrugëve dhe Transportit Publik vlera nga fondi shtesë nga ana e bashkisë është dhenë dhe për  sheshin Skënderbej. Ndërkohë që Bashkia e Tiranës me vendimin e Komitetit të Zhvillimit të Rajoneve nr. 45 datë 19.09.2016 për “ Shpërndarjen e financimit të projekteve, thirrja lll, e grantit “ Infrastruktura vendore dhe rajonale”, program “ Zhvillimi i Infrastrukturës vendore dhe rajonale”, fondi për objektin “Ratifikimi urban i sheshit “Skënderbej”  Faza ll-të me vlerë totale projekti 1,175,990,790 lekë. Vlera e bashkëfinancimit të bashkisë është 475,990,790 lekë e cila do të parashikohet në buxhetin e vitit 2017 nga të ardhurat e bashkisë me vlera e financimit për vitin 2016 nga FZHR është 700,000,000 lekë. Për projektin e sipërpërmendur pasqyruar dhe në tabelën bashkëngjitur këtij shkrimi vlerat e mbikëqyrje dhe kolaudimit do të mbulohen nga fondet e të ardhurave të bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye lind dhe nevoja që do të bëhen ndryshime në buxhetin e bashkisë së Tiranës duke bërë rishpërndarjen fondesh në buxhetin e vitit 2016”.

 

 

 

 

Loading...

Lini nje pergjigje