Flet nëna: Si e pashë edukatoren që dhunonte fëmijët në kopsht

0
270
Kjo që shihni në foto është Denida Rexhepi, 30 vjeçe, tashmë e arrestuar për dhunë ndaj të miturve. Ajo punonte në kopshtin “4 Stinët”. Kamerat e sigurisë e kanë filmuar duke ushtruar dhunë fizike e verbale ndaj fëmijëve të mitur. Dy nëna kanë denoncuar, çka ka çuar policinë në nisjen e hetimeve për këtë rast.

Njëra prej nënave që kishte fëmijën në këtë kopsht dhe çerdhe private thotë se djali i saj vetëm 20 muajsh kishte ndryshuar sjellje dhe ngrihej nga gjumi i trembur.
Ajo ka kërkuar kamerat e sigurisë që vëzhgonin ambientet e brendshme dhe të jashtme të kopshtit, dhe është tmerruar nga ajo që ka parë. Sipas nënës 28 vjeçare që ka bërë denoncimin në polici: “Denida Rexhepi hipën mbi tavolinat ku ushqehen dhe luajnë fëmijët, dhe kap për flokësh një prej tyre”.

Kaq ka mjaftuar që nëna e alarmuar të vendosë kontakte me prindër të tjerë dhe të bëjë denoncimin në polici edhe pse fëmija që ka parë në video duke u dhunuar nuk ishte fëmija i saj.

Ajo thotë se ka parë kamerat e sigurisë të datave 30 dhe 31 maj, dhe aty është e faktuar dhuna që edukatorja Denida Rexhepi ushtronte ndaj fëmijëve.

Kur pashë pamjet, thotë ajo, mendova se një gjë e tillë ka ndodhur edhe fëmijën tim, pasi bënte reagime që s’i kishte pasur më parë dhe trembej gjatë natës. Ajo kërkon që policia dhe prokuroria ti shkojnë deri në fund kësaj çështje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here