Të qenit obezë më keq për gratë në menopauzë

0
154
Gratë që janë në periudhën e menopauzës, por, që janë obeze thuhet se mund të rrezikohen nga disa probleme psiqike e shëndetësore pasi mund të përjetojnë djersitje të pafund gjatë natës, e po ashtu temperaturë të lartë.

Kështu thotë një studim i ri që iu dedikohet grave të kësaj kategorie, teksa mbështet një mori faktesh ku thuhet se një bel i gjerë apo të qenit të trashë mund t’i paraprijnë disa përkeqësimeve të gjendjes së njeriut, përcjellë Klan Kosova. Shkencëtarët thanë se indet shtesë të trupit me yndyrë, vepron si një izolant i fortë i nxehtësisë, duke shkaktuar djersitje.

Një proces i tillë sipas ekspertëve të Shoqëatës së Menopauzës së Amerikës së Veriut, njihet si teoria e termoregulatorit.

Ky term vie pas studimit të fundit që u bë rreth grave obeze dhe rreth efektit që mund të ketë obeziteti në menopauzë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here