Standard.al

Reforma në arsim, Mehmetaj replikon me Ramën: Mbështete oligarkinë

0

Deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për reformën në arsimin e latë, kur u shpreh se reforma goditet nga aleatët në koalicion, duke iu referuar LSI. Ajo thotë se Rama u shkatërroi ëndrrat maturantëve dhe duhet t’u kerkojë falje. Ndër të tjera Kejdi Mehmetaj thotë se Rama mbështetet tek oligarkia.

Deklarata:
Më habiti sërish kryeministri ynë!

Në vend t’u kërkojë falje atyre qindra maturantëve të cilëve u shkatërroi ëndrrat, me arrogancë flet për një reformë e cila ka qenë e dështuar që në krye të herës. Aq e dështuar sa ende nuk kanë dalë aktet nënligjore, sepse nuk ka juristë që mund ta zbërthejë atë katrahurë që ngatërruan me një qëllim të vetëm: si e si të çonin sa më shumë maturantë nëpër universitete private. Nëse ka një epitet që mund ti vendosim reformës për arsimin e lartë ajo është: Reforma e Klientelizmit.

Nuk po i them të gjithë dështimet në arsim këto katër vite duke filluar nga ulja e buxhetit për arsimin, presionet ndaj mësuesve me të famshmin dhe të paligjshmin portal, skandalin e tenderit për pullat e librave, apo milionat që kanë hyrë në Shqipëri për shkollat profesionale dhe që një zot e di në xhepat e kujt kanë përfunduar.

Qëndrimet e LSI mbi arsimin i di tashmë e gjithë Shqipëria, por ajo që nuk dinë është lutjet e kryeministrit dhe ministres së arsimit për t’i mbështetur me premtimin që do i rregullonin të gjitha, pasi e kuptonin që kishin gabuar.

Vendimi i fundit që ka firmosur si ministre znj.Nikolla ka qenë ai për të ruajtur po njësoj dhe me të njejtin dështim sistemin e pranimeve në universitete, duke favorizuar sërish dhe me bindje universitetet private.
Pse nuk flet kryeministri për këtë?

Megjithatë shqiptarët janë të qetë sepse zgjidhjen do e japin në 25 qershor me votën e tyre për LSI. Me LSI forcë të parë Shqipëria do të ketë drejtim të ri në qeverisje, me njerëz serioz dhe të përkushtuar që do të punojnë për ti kthyer dinjitetin arsimit në Shqipëri.

LSI e vazhdon punën e saj e sigurtë, sepse LSI mbështetet nga rinia dhe jo oligarkia.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.