Basha në Elbasan: Nuk do të jem kryeministër Facebook-u. Ekonomia prioriteti im

0
168
Gjatë mitingut elektoral në qytetin e Elbasanit, kreu i opozitës Lulzim Basha, ka thënë se kreu i qeverisë Edi Rama e ka mendjen tek timoni dhe pushteti dhe o tek hallet dhe problemet e qytetarëve shqiptarë.

Ai tha se Ramës i ka mbetur timoni në dorë se makina është pa motor dhe copë-copë.

“Rama e ka mendjen tek timoni. Po çfarë timoni se këtij i ka mbetur timoni në dorë se makina është copë-copë. Po e rregullon ai se i fut një bojë dhe i bën foto, pavarësisht se makina nuk ka motor. Programi i tij është kolltuku dhe timoni dhe se ka fare në hesap popullin. Ai tjetri i binte daulles, prite kur të kërcejë dhe ky tani. Ai në debat nuk vjen e ka frikë se do e pyes. Edi Rama ku i ke 300 mijë vendet e punës?- tha Basha.

Ndër të tjera kreu i PD tha se ai do jetë kryeministri i halleve të qytetarëve.

“Unë nuk e kam mendjen tek timoni pasi zoti më ka bekuar me punë dhe me arritjet e mija. Unë e pranoj këtë betejë, madje edhe sulmet për ju. Unë nuk do jem kryeministri i pallavrave dhe ‘Facebook’, por do jem kryeministri i halleve tuaja. Ekonomia do jetë prioriteti im numër një”- tha Basha.

20:21, 04/06/2017

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here