Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publike sot një mesazh që i ka ardhur nga Përmeti. Bëhet fjalë për një letër që Edi Rama mësohet se ka shpërndarë atje.
“Rama tallet me përmetaret e mençur dhe punëtore!”, shkruan Berisha në faqen e tij në Facebook.
Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha:
Ai sot i la pa mend kur iu tha se:
“Energjia është ulur për familjarët, është rritur për biznesin, është e vërtetë, por, hap pas hapi”. Packa se sipas vet ERE te tij dhe Bankes Boterore shqiptaret paguajne sot 25% me shume per energjine se sa tre vjet me pare!
Ne takimin e tij Rama nuk tha asnje gjysem fjale per:
-300 mije vendet e punes te premtuara dhe nisjen jashte te 200 mij shqiparve
-Heqjen e TVSH per ushqimet dhe faktin qe ato blihen 15% me shtrenjte sot
-Barazimin e pensioneve te fashatit me qytetin dhe mbetjen e tyre aty ku ishin 4 vjet me pare
-per pesefishimin e fondeve per bujqesine dhe bllokimin e tyre thuaj te plote
-per naften pa akcise dhe taksen e qarkullimit, ne te vertet rritjen e çmimit te saj ne nivelet me te larta ne Europe
– Rama nuk ju foli dot permetareve per asnje projekt te qeverise se tij, te realizuar ne kater vite ne rrethin e tyre, si rruge, shkolla, kanalizime, qendra shendetesore te ndertuara ne kater vite.
Ai nuk paraqiti para tyre asnje projekt per te ardhmen.ù
Te vetmin projekt konkret qe permendi ishte Rruga Kardhiq -Delvine e qeverise se mepareshme, ne te cilen ai ne kater vite nuk ka ndertuar qofte dhe nje meter ne te.
Prandaj ai, per te mbulluar mashtrimet e tij te pashembullta, deshtimet e tij te medha, mungesen e plote te investimeve, kaloi menjehere tek llogjet me shofer, timon e makine apo preher shoferi, duke besuar se permetaret jane kaq te trashe sa qe nuk dine se çfare ishin premtimet e tij kater vite me pare, nuk dine se ato ishin mashtrime te medha, nuk dine se ai ne kater vite ne te gjithe sektoret ne rrethin e Permetit ka investuar vetem gjysmen e investimit ne bujqesi te qeverise se mepareshme.
Rames, ne fund te takimit nje permetar i prishi gjakun kur i tha: “Shoku Edvin, ti ke hallin e karriges ne kemi halle tjera te medha dhe i dha nje leter me investimet e qeverise se mepareshme ne rrethin e Permetit”! sb
Investimet ne Permet ne vitet 2006-2013
Gjate ketyre viteve 2006-2013 ne rrethin e Permetit jane ndertuar;
98 km rruge,
17 shkolla e kopshte,
24 sisteme te ujit te pijshem e KUZ,
17 qendra shendetsore e ambulancA.
Jane ndertuar rruget ne Permet, Kelcyre, Petran, Benje , Bodar, Kaludh, Ogren, Rodenje, Carshove, Piskove, Ballaban, Dishnice, Suke etj,
Jane financuar 92 milion leke subvencione ne bujqesi
Kane perfituar mbi 300 fermere e blegtore.
Jane mbjelle 100 ha me arror, dru frutor, ullinj e vreshtari.
39 milion leke jane kredituar ne prodhimin e veres, rakise dhe perpunimin e produkteve bio qe eshte ne traditen e permetareve.
Lexo edhe:
Basha nga Durrësi i turret Ramës: Ngele me çitjane, jep llogari mos jep koncerte variete