Dashuri dhe Urrejtje/ Kush po godët kë?! Prapaskenat e një fushate që po luhet nëndheshëm

0
551

 

Nga Gëzim Saliu

Nga këto zgjedhje me siguri do ketë vend vetëm për një parti që do dalë forcë e parë, pasi do jetë mjaft e vështirë që një forcë të sigurojë 71 mandate në 25 qershor, për mos thënë “mission impossible”

Fushata elektorale sot mbush një javë nga nisja e saj zyrtare. Çdokush këtë herë, madje edhe militantët partiake po e thonë nën zë, se kjo periudhw është ndryshe nga çdo fushatë e zhvilluar në Shqipëri në këto 25 vite. Duket se marrëveshja Rama-Basha la të trullosur jo vetëm kundërshtarët politikë të PS e PD, por edhe vetë bazën dhe strukturate e këtyre dy partive. Ndërsa militantët demokratë ende nuk e morën vesh si dolën nga çadra dhe cilat ishin përfitimet kryesore të tyre nga 90 ditësh i sakrificës, militantët socialistë s’po dinë më kë të sulmojnë: ish-aleatët apo kundërshtarët tradicionalë. Po ashtu në këtë fushatë si për habi është vënë re mbizotërimi i lojës së nëndheshme. Në kohën kur fushata ka qenë dhe mbetet “mejdani” më i mirë ku palët politike mund të jenë agresive, sulmuese, e madje çjerrësse të kundërshtarit sic jemi mësuar në këto vite, kësaj here palët kanë moderuar termat. Kryedemokrati Basha me të vërtetë po sulmon kryeministrin për ekonominë e varfërinë, por ai po ndalet deri tek palmat. A thua se në katër vite të qeverisjes problem më i madh i ekzekutivit “Rama” ishte shpenzimi i mijërave euro për palma e fasada? Ky mund të ishte problemi më i vogël dhe më me pak ndikim tek qytetarët nëse do vihej në peshore me kriminalizimin e administratës dhe politikës, kanabizimin e vendit apo tenderimet e koncensionet në favor të klientelës. Nga ana tjetër, kryeministri në këtë fushatë, merret vetëm me numrin e pakët të grave që ka forca kryesore opozitare në listat e saj si edhe me batutat për kreun e PD-së, duke e quajtur Bashën të paaftë për punë. A thua mjaftohen e do mësohen socialistët me këto akuza të varfëruara për kundërshtarin e tyre historik?

Ndërkaq përtej kësaj retorike të zbutur në fushatë, është vënë re se agresiviteti dhe sulmi ka kaluar në plan të nëndheshëm dhe ajo që duket më interesante është fakti se kjo valë beteje po shkon më së shumti përtej oborrit të PS e PD. Nuk mund të mohohet se deri më tani ministrat teknikë të qeverisë të propozuar nga PD, detyrën e tyre të vetme në ekzekutiv kanë pasur të kapin se kush merr pjesë në fushatë gjatë orarit të punës dhe ta denoncojnë për shkarkim nga puna. Kjo ka qenë detyra e tyre dhe asgjë më shumë! Megjithëse rezultatet deri më tani kanë qenë të pakta, është vënë re se pjesa më e madhe shkarkimeve ka prekur përfaqësuesit e PS-së ( ashtu edhe sic pritej dhe duhej të ishte normalisht). Por ditët e fundit heqjet dhe shkarkimet nga puna po nisin të prekin më së shumti “ATA” përtej gardhit të marrëveshjes Rama-Basha dhe duket se shanset janë që kjo rrjedhë të vazhdojë të intensifikohet në ditët në vazhdim deri në përfundim të fushatës. Kështu vetëm në këto dy ditë janë dhënë urdhra për shkarkim për tre zytarë të LSI-së në Tiranë, Shkodër e Berat me arsyetimin e pjesëmarrjes në fusahtë në kohë pune dhe presionimin për votë.
Fenomeni i timonit të makinës

Ishte PS dhe vecanërisht kryeministri Rama, ata që e nisën batutën e makinës me një timon, e cila tashmë është kthyer në refren të fushatës elektorale. Në thuajse çdo fjalim të tij në fushatë kryeministri ka kërkuar nga qytetarët marrjen e 71 mandateve, duke pretenduar “drejtimin e makinës i vetëm, pa asnjë në prehër”. Në fakt kjo batutë e kryeministrit është përkthyer qartazi si një kërkesë e kreut të qeverisë ndaj qytetarëve për t’ja dhënë besimin e qeverisjes PS-së për të shmangur tërësisht LSI-në nga qeverisja. Ndonëse katër vite më parë dhe sërish në 2015-ën falë aelatit bashkëqeverisës siguroi fitore në zgjedhje, tanimë Rama ka dalë haptazi dhe pa asnjë ndrojtje duke kërkuar qeverisje i vetëm. Kryeministri nuk flet më aleancë europiane, s’flet më as ëpr mudnësi bashkëpunimi pas zgjedhor me aletatin e katër viteve. Këtë herë, ndryshe nga katër vite, ku sulmet dhe akuzat ndaj LSI-së i përcillte nëndheshëm përmes përfaqësuesve të tjerë të PS-së, mediave që kontrollonte apo edhe lobeve jashtë vendit, tani Rama ka dalë haptazi, amdje duke shprehur edhe kritika për qeverisjen në koalicion. “Ne na duhen 4 vjet që të kemi ne timonin, PS, se vazhdojmë ne timonin dhe të tjerë në prehër që të luajnë gjithë kohës, nuk vazhdohet. Nuk justifikohemi dot më që drejtorinë e Bujqësisë e ka një parti tjetër. Dhe ne tashi na vjen keq që ne po bëjmë shtet dhe atë e ka partia tjetër. Kjo nuk mund të vazhdojë më kështu”, ka pohuar Rama, duke nxjerrë më në fund në sipërfaqe mllefin e tij të gjithëkohshëm ndaj LSI-së.

Ndaj këtij sulmi ballor nuk ka munguar edhe reagimi i LSI-së e cila përmes kryetarit Petrit Vasili dhe zv.kryetares Monika Kryemadhi i është kundërpërgjigjur Ramës duke e cilësuar kërkesën për gjithëpushtet si një aventurë që i dihet fundi. “Kjo historia e makinave është bërë pak qesharake. Rama një herë s’ka as leje qarkullimi. Ndërsa Tahiri, se e dëgjova që edhe ai ka folur. Kishte makinë, por ajo ishte e regjistruar në emër të trafikantëve të drogës”, ka pohuar Kryemadhi. Ndërsa Vasili ka theksuar se,: “Tafmaja e makinës me një timon. Po dëgjoj këtë teorinë e dy timonave. E kam dëgjuar edhe në 1994 kur mbahej referendumi për një timon në një makinë blu. Fundi i makinave me një timon dhe pa frena ka qenë gjithmonë i njëjtë. Populli është aty, më i vëmendshëm se në 1994”.

Në batutat me timonin e makinës u përfshi edhe PD, ndonëse nga “protagionsti” nuk ishte ftuar në kauzë pasi targeti kryesor i Ramës ishte LSI. Kryedemokrati Basha pohoi dy ditë më parë se,: “Të votosh për Edi Ramën i bie sikur të është prishur makina, ta çosh në garazh dhe ky ta kthejë me një dorë, bojë tjetër dhe pa e rregulluar motorin”.
Çfarë pritet dhe zërat që qarkullojnë zhurmshëm

Një sondazh i publikuar tre ditë më parë nga IPR Marketing në televizionin Ora-Neës, zbardhi rezultate të pabesueshme për sa i përket rezultateve të mundshme të partive kryesore në zgjedhje. sipas IPR Marketing nëse zgjedhjet do të bëheshin sot, Partia Socialiste do të merrte 43% të votave, më shumë nga të gjitha partitë e tjera dhe më shumë se rezultati i saj në vitin 2013. Ndërkohë Partia Demokratike do të siguronte 36% të votave e ndërsa LSI stopohej në shifrën e 12 %. Një tjetër rezultat i këtij sondazhi ishte edhe përgjigja e pyetjes se cila nga partitë do të fitojë zgjedhjet, ku sipas IPR-së, PS siguron 55.9 %, PD vetëm 8.2 % dhe LSI në shifrat e 5.3 %. Sigurisht që ky sondazh jo vetëm se është në nisje të fusahtës por edhe për shkak të tendencave të dukshme të njëanshmërinë paraqet një rezultat krejt tjetër nga ai që pritet në 25 qershor, më së paku sa i takon diferencave mes tri partive. Një ndër pikëpyetjet e mëdha që lindin nga ky sondazh është kontradikta që ekziston mes rezultatit për pjesëmarrjen masive te qytetarëve në zgjedhje dhe rezultateve që lidhen më mbështetjen e këtyre qytetarëve ndaj parties qeveritare. Mund të cilësohet si një rregull i pa shkruar, por i vërtetuar në çdo kohë, se rritja e pjesëmarrjes në zgjedhje, pra masiviteti i qytetarëve për të shkuar në votime , është një tregues i votës kundër qeverisë. Po ashtu diferenca e thellë lidhur me pyetjen “kush do te fitoje zgjedhjet”, duket e pabesueshme pasi PS që rezulton kryesuese me diferencë të thellë me dy partitë e tjera është partia që nuk përmbushi dot as dy ndër premtimet kryesore të saj të 2013-ës për shëndetësi falas dhe hapjen e 300 mijë vendeve të reja të punës.

Por përtej sondazheve, duket se vetë partitë garuese e kanë kuptuar se gara për një post kryesues do të jetë tepër e fortë në 25 qershor, aq më tepër që sejcila parti garon më vete. Në këto zgjedhje do të duket se cila është realisht mbështetja e partive kryesore ne elektorat, duke lënë mënjanë votat që vijnë në favor te tyre si pjesë e koalicionit. Vetë PS e PD si dy forca që kanë kryesuar prej kohësh poolitikën në vend këtë herë e kanë kuptuar se krahas përballjes mes tyre do kenë të bëjnë llogaritë edhe me LSI. Ndonëse shumëkush, jo me pak të drejtë, i ka parë me dyshime synimet e LSI për të dalë forcë e parë, numrat në vazhdimësi që ka marrë kjo parti shkojnë në favor të një force me peshë në 25 qershor. Kështu duke marrë për bazë llogaritë e bëra publike edhe nga vetë përfaqësuesit e LSI, nëse nga 2013-ta në 2015-ën viotat e kësaj partyie u dyfyshuan dhe në zgjedhjet locale kjo forcë me votat e saj nëse do përktheheshin në mandate do siguronte 34 të tillë, atëherë logjikë aritmetike flet për një rrtije në progression edhe në këto zgjedhje.

Ndërkohë ndonëse është mohuar publikisht si nga kryeministri Rama ashtu edhe nga kryedemokrati Basha, mundësia e një koalicioni paszgjedhor PS-PD vazhdon të gumëzhijë në korridoret e dy partive. Zërat zhurmues që flasin për një pakt të fshehtë shkojnë më tej duke nënvizuar se madje në darkën e 17 majit, ku u arrit marrëveshja Rama-Basha, protagonistët kanë ndarë mes tyre edhe ndarjen e pushtetit pas 25 qershorit. Ndoënse kjo duket disi e tepërt për t’u besuar nuk mund të neglizhohen zërat e shumtë që flasin për këtë marrëveshje, zëra që janë komentuar shpesh edhe nga ëprfaqëues të caktuar të dy partive kryesore. Vetë fakti se Astrit Patozi, i cili ndonëse u la jashtë listave, ende ka mjaft resurse brenda PD-së, flet për këto zëra që rëndohen gjithnjë e më shumë duke i kritikuar fort, do të thotë se më e pakta zërat janë realë. Do të mbetet për tu parë se cili do jetë rezultatit i këtyre zgjerdhjeve, i cili do jetë parësor më pas për të vendosur bashkëpunimin e ardhshëm zgjedhor për të qeverisur vendin. Pasi me shumë shance, nga këto zgjedhje do ketë vend vetëm për një parti që do dale forcë e parë, pasi do jetë mjaft e vështirë që një parti të sigurojë 71 mandate, për mos thënë “mision imposible”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here