“Nuk do të marrë askush për grua”, si i tejkaloi Fatmira Breçani paragjykimet në hapat e saj të parë

0
301

Fatmira Breçani e lindur dhe e rritur në Tropojë është një nga këngëtaret më të njohura të atyre trevave, edhe pse prej vitesh jeton në Tiranë dhe madje, sado e paimagjinueshme të duket, këndon në festa të ndryshme edhe këngë të Shqipërisë së Mesme apo të Jugut.

Megjithatë pak dimë për jetën private të Fatmirës me 6 albume dhe me më shumë sesa 60 këngë në një karrierë 40 vjeçare. Ajo sot në programin Rudina ka treguar për fillimet kur ishte 16 vjeç dhe kur nuk ishte shumë e thjeshtë që një vajzë të bëhej këngëtare.
Untitled-2

“Më shumë ka qenë problem nga vëllezërit që unë të vija në Tiranë dhe të merrja pjesë nëpër koncerte. Thoshin “nuk do të marrë kush”, sikur të ishe këngëtare të ishte turp, kur është diçka shumë e bukur, për atë që këndon, por edhe për publikun”, ka thënë ajo.

Megjithatë pasioni dhe talenti i veçantë i Fatmirës ishin më të fortë sesa paragjykimet dhe ajo arriti të shihet me sy shumë të mirë dhe të fitojë dashurinë dhe respektin e të gjithë Tropojës dhe Shqipërisë. Madje shumica e njerëzve e thërrasin me një emërtim që tregon respekt, “Dada” shkruan Class.

Untitled-1

Sa për shqetësimin e vëllezërve që do të mbetej e pamartuar, edhe ai ishte i kotë.

Ajo është prej 27 vitesh e martuar dhe nënë e dy fëmijëve, vajzës Drenicës 23 vjeçe dhe djalit, një vit më të vogël. Fatmira e ka njohur bashkëshortin e saj që kur ishte 19 vjeç, megjithatë ata për shumë vite ishin të dashur derisa ajo u martua kur ishte 30 vjeçe.

Bashkëshorti, siç tregoi Fatmira, ka qenë mbështetja kryesore si financiare fillimisht për publikimin e albumeve dhe shpirtërore në karrierën e saj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here