Ezeli përgatitet për rolin e ri

0
194

Aktori turk Kenan Imirzalioglu po përgatitet për një rol të ri.

Aktori i njohur për rolin e Ezelit në Shqipëri, do të rikthehet në sheshin e xhirimeve pas një pauze 2-vjeçare, kësaj radhe për një film kinematografik.

“HaberTurk” tha se gjatë muajve të verës Imirzalioglu do të xhirojë filmin “Cingöz Recai”, nga seria fiction e shkrimtarit të njohur turk, Peyami Safa (1924).

Cingoz Recai është karakter fiction i një “hajduti të sjellshëm”.

“Projekti është gati, brenda një kohe të shkurtër do të nisim xhirimet. Jam shumë i emocionuar sepse pas një kohe shumë të gjatë do të luaj sërish në një film kinematografik”, tha për gazetarët në Stamboll Imirzalioglu.

Aktori 42-vjeçar pritet që vitin që vjen të rikthehet në ekranet televizive edhe me një serial, detajet e të cilit nuk janë bërë ende publike.

Seriali i fundit në të cilin ka luajtur Imirzalioglu është “Kara Dayi”, i cili përfundoi në vitin 2015.

/tvklan.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here