Ministrat e rinj në Maqedoni marrin detyrën, premtojnë përkushtim

0
174

Ministrat e kabinetit të ri qeveritarë realizuan procedurat e pranim-dorëzimit të detyrave. Ish ministri i Brendshëm Agim Nuhiu, i pari i dorëzoi detyrën ministrit të Brendshëm Oliver Spasovski. Nuhiu porositi Spasovskin së në MPB e pret shumë angazhim, kryesisht në largimin e ndikimit politik.

Edhe ish ministri i Asimit Pishtar Lutfiu dorëzoi detyrën tek ministrja e re e këtij dikasteri Renata Deskoska e cila kujtoi edhe njëherë se në arsim do të realizohen reforma të thella.

“Nëse presim qasje jo konstruktive nga opozita, ekzistojnë mundësi tjera që testimi eksternt të mos realizohet këtë vit. Konsideroj se ligji aktual për arsimin e lartë është ligj i keq, ligj i cili nuk i zgjidh problemet në arsimin e lartë por krijon probleme. Deri tani kishte universiteteve që kishin studime të disperzuara vetëm formalisht por pa asnjë efekt pozitiv në cilësi”– tha Renata Deskoska, ministre e Arsimit

Zëvendëskryeministri për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Hazbi Lika pas marrjes së detyrës nga bashkë partiaku i tij Festim Halili theksoi se do të angazhohet në zbatimin e kësaj marrëveshje në bashkëpunim me të gjitha institucionet.

“Do t’i hulumtoj të gjitha zbrazëtirat e krijuara me kohë gjatë qeverisjeve të fundit me qëllim që të plotësohen ato dhe të krijohet administratë e cila do t’i shërbej qytetarëve”- tha Hazbi Lika, Zëvendëskryeministër për MO-në.

Ministri i Drejtësisë në pranimin e detyrës së tij theksoi se dikasteri i Drejtësisë do të fokusohet në ndihmën dhe kontrollin e procesit të reformave që do të pasojnë.

“Do të vazhdojmë në vazhdimësi t’i ndjekim reformat në gjyqësi. Do t’i përfshijmë të gjitha vërejtjen nga raporti i Pribesë dhe KE-së. Do të harmonizojmë gjyqësorin në drejtim të kthimit të besimit të qytetarëve të Maqedonisë në pushtetin gjyqësorë” tha Bilen Saliji, ministër i Drejtësisë.

Ministri i Ekologjisë Sadulla Duraku theksoi se në problemet ekologjike janë të mëdha madje edhe duke potencuar gjenezën se prej nga nisur të njëjtat.

“Problemet ekologjike janë shumë të mëdha, duke pasur parasysh mos arritjen e riciklimeve të deponive të egra dhe të tjera”– deklaroi Sadulla Duraku, ministër i Ekologjisë.

Procedurat e pranim dorëzimit të pozitave në dikasteret ministrore u realizuan edhe ministrinë e Mbrojtjes, Punëve ë Jashtme, Kulturës, Punës dhe politikës sociale, Ekonomisë dhe dikasteret tjera. Kjo procedurë nuk u realizua vetëm në ministrinë e Shëndetësisë për shkak të një incidenti paraprak, njfton Alsat M.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here