Denoncimi/Ja si u shkel marrëveshja nga Rama, PD: Kërkon ndërhyrjen urgjente të KQZ-së (Foto)

0
143

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka denoncuar një rast në Elbasan, ku sipas tij, dega e PS-së në këtë qytet ka shkelur marrëveshjen Rama-Basha. Sipas Boçit, PS ka shkelur një pikë të kësaj marrëveshe, e cila “përcaktonte qartë një fushatë pa banera, pa banderola apo flamuj”.

Teksa i kërkon KQZ-së të ndërhyjë urgjentisht, deputeti demokrat thotë se PS e Elbasanit i trembet rezultatit të zgjedhjeve.

“DENONCIM
Një nga pikat e marrëveshjes përcaktonte qartë një fushatë pa banera, pa banderola apo flamuj.
Pra, pa shpenzime marramendëse me burime të padeklaruara.
Cdo simbol partiak duhet te vendoset në jo më pak se 5 m nga zyrat elektorale.
Por ja se çfarë ndodh në Elbasan brenda e në dalje të tij!!!!!
PS nuk e respekton këtë pikë të kodifikuar dhe në kodin zgjedhor.
Sa më e madhe frika në PS aq më i madh është baneri!!!!
Mgjt KQZ duhet të ndërhyjë urgjentisht”, shkruan deputeti Luçiano Boçi në rrjetin social “Facebook”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here