Standard.al

Ristani fjalim ndryshe në Vlorë, tregon fabul: Populli, Rama dhe Basha

0

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Vlorë, Arben Ristani preferoi ta niste ndryshe fjalimin e tij para qytetarëve sot në Vlorë, ku i pranishëm ishte edhe kryedemokrati Lulzim Basha për çeljen e fushatës.

Ristani bëri një krahasim mes Bashës dhe Ramës në formën e një fabule, duke treguar mosmbajtjen e premtimeve të Kryeministrit dhe duke vlerësuar punët e Lulzim Bashës kur ka qenë në Qeveri.

Fjala e Arben Ristanit:

Del populli për të ndërtuar dhe kërkon një fadromë ndërtimi që do t’i ndërtojë shtëpitë, dhe i del përpara një sipërmarrës Edi Rama. E shikon populli me çitjane me tuta. Dhe thotë çke bërë? Unë kur isha kryetar bashkie 11 vjet në Tiranë prisha Lanën, parkun Rinia. Kur u bëra kryeministër prisha shtëpia e gardhe, edhe kishë prisha. Na mo zotri se s’po kërkoj për të prishur, por për të ndrequr. Çke bërë? Kur isha kryetar bashkie aty te Komuna e Parisit e ndërtova, me rrugë të ngushta, ku s’kalon as zjarrfikësja, pa parqe. Po tjetër çke bërë? Unë thotë çkam bërë? Unë në Vlorë kam 4 vjet që po ndërtoj një lungomare. E kam bërë ashtu të ngushtë që po të ngeli makina të vijnë me helikopter ta marri. E bëra me baltë që kur të vijë deti të vejë balta deri në Orikum. Po i ndershëm je ti? Unë thotë ju premtova t’ju hap 300 mijë pune. 200 mijë shqiptarë i çova jashtë shtetit. Ju premtova në Sarandë do t’ju bëj pistë avioni, tani do ta bëj në Vlorë. Dale i thua, po me familjen si je? Po këtu s’po e zgjas se e dini vet!

Vete populli dhe i del përpara Lulzim Basha, sipërmarrës. E shikon, qenke goxha djalë po hajt të flasim. Ç’ke bërë? Kur isha ministër i Transporteve ndërtova Rrugën e Kombit bashkë me shokë, ndërtova dhe asfaltova Shqipërinë ngado. Po kur isha ministër i Brendshëm i bëra shqiptarët me pasaporta biometrike, me karta identiteti. Po kur isha ministër i Jashtëm ju hoqa vizat dhe iu dhashë mundësinë të udhëtojnë kudo në botë të lirë.

Atëherë vjen dhe flet, po mirë kam dhe unë për të ndërtuar, do ma ndërtosh dhe mua?

Posi. Taksën nga 15% do ta bëj 9%, pensionet do t’i bëj 250 mijë lekë më të voglin, bujqësinë do ta subvencionoj me 100 milionë Euro dhe 50 milionë euro të tjera për infrastrukturën bujqësore. Studentëve do t’ju ul tarifat e studimit  në shkollat e larta, edhe 1 vit stazh pas shkollës së lartë do t’ju a paguaj që të bëhen gati për të vajtur në punë. Dhe spitalet nuk do t’i lë pa garza dhe pa gërshërë siç i la ky që ju premtoi shëndetësi falas, por do t’i mbush plot me mjetet e nevojshme. Dhe shumë e shumë të tjera.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.