Rama: Pas 25 qershorit mos kemi qeveri me ‘dy timona’

0
154

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, gjatë mitingut elektoral në Rrëshen, ju ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë masivisht në zgjedhjet e 25 qershorit.

Ai ju ka kërkuar qytetarëve të Rrëshenit të votojnë PS-në në mënyrë që të mos ketë më një qeveri me dy timona, por vetëm një qeveri e cila të çojë përpara reformat e nisura.

“Pyetja ime është shumë e thjeshtë, nëse rreziku është i qartë se po nuk ju dha një mandat i qartë PS-së mund të rikthehen prapë tufat me libra që e çoroditën për vite të tëra për brezin më të ri, atëherë si ka mundësi që vota të mos përdoret për ta zmbrapsur këtë rrezik? Është koha që ti japin fund tifozllikut për partitë, ato nuk janë skuadra futbolli. Kur shkojmë në zgjedhje ne shkojmë që me votën tonë të vendosim kë do të marrim në punë për të drejtuar punët që ka vendi, komuniteti dhe punët që duhet ti bëjë qeveria. Nëse vota është kjo unë u bëj thirrje të gjithëve ti lëmë mënjanë tifozlliqet sepse nuk na duhet një votë as blu as e kuqe, na duhet një votë kuq e zi për ti dhënë timonin PS-së, dhe timonin pa na detyruar të mbajmë të tjerë në prehër në timon, që nuk kanë të bëjnë me arsyen që njerëzit votojnë për të pasur një qeveri në shërbim të tyre”, deklaroi Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here