Plani i tifozëve të Tiranës kundër Presidentit Halili, “Shqiponjat” zbarkojnë tek Rr. e Dibrës

0
201

Policia ka marrë informacion se pas përfundimit të ndeshjes Skënderbeu-Tirana tifozët e Tiranës do të shkojnë për të protestuar përpara baneses së Presidentit të klubit Refik Halili te rruga e Dibrës, tek Selvia.

Me herët tifozët kanë kërkuar dorëheqjen e tij brenda 48 orësh. Për këtë arsye policia e Tiranës dhe forcat Shqiponja kanë shkuar pranë rrugës së Dibrës për të shmangur incidentet. Tifozët pritet të protestojnë dhe para Bashkisë

“Tirona Fanatics”, grupimi më i zjarrtë që mbështet skuadrën 24 herë kampione të Shqipërisë ka organizuar një protestë para bashkisë së Tiranës për gjendjen aktuale të klubit. Ata i kërkuan kryebashkiakut Erion Veliaj që të mbajë qëndrim për rënien e skuadrës në Kategorinë e Parë.

Pas një kohe të gjatë jashtë stadiumeve, Kupa e Shqipërisë, riktheu në impiantin e “Elbasan Arenës” tifozët më të zjarrtë të Tiranës, “Tirona Fanatics”. Mbështetësit bardheblu nuk mund t’a linin këtë rast për të mos shpalosur kritikat etyre ndaj kreut të klubit, Refik Halilit, të cilin e akuzojnë si fajtorin kryesor të rënies së Tiranës për herë të parë në histori në Kategorinë e Parë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here