Standard.al

Ndjeni shije metalike në gojë? Kjo mund të jetë arsyeja

0

Shija metalike në gojë zakonisht nuk është gjë serioze. Infeksionet në sistemin respirator, si ftohja apo sinuziti, mund të ndryshojnë ndjesinë e shijes. Në këtë rast, problemi do të zgjidhet sapo të shëroheni.

Keni një shije të tillë sapo konsumoni një ushqim të caktuar (peshk ose fruta të thata)?
Nëse po, mund të jetë shenjë e alergjisë ndaj ushqimit dhe duhet të konsultoheni me një mjek.

Një tjetër arsye: shtatzënia. Shumë gra përjetojnë ndryshim në shqisën e shijes kur janë shtatzënë, shkruan “shëndeti”.

Multivitaminat që përmbajnë metale të rënda (kopër ose zink) dhe kura të veçanta për ftohjen (si zink) mund të lënë gjithashtu një shije metalike në gojë. Disa antibiotikë dhe ilaçe për uljen e tensionit të gjakut, osteoporozën, glaukomën, etj; mund të shkaktojnë gjithashtu këtë shije në gojë.

Nuk ka ndonjë mënyrë për të parandaluar shijen metalike, edhe pse zakonisht është e përkohshme. Nëse vuani prej kohësh nga ky problem, duhet të konsultoheni me një mjek.

Në raste më të rralla, shija metalike mund të lidhet me çrregullime neurologjike (si demenca), probleme me mëlçinë ose veshkat, diabetin, etj. Megjithatë, këto gjendje janë më pak të zakonshmet dhe zakonisht shoqërohen me simptoma të tjera.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.