Standard.al

Laçiani i dehur i “prish” takimin, Rama: Nuk ta jap fjalën, qenke edhe nën ndikimin e lëndëve helmuese

0

Takimi i kryeministrit Rama me të rinjtë laçianë duket se nuk ka shkuar ashtu siç pritej. Një prej të pranishmëve gjatë takimit elektoral, është treguar i paduruar gjatë kohës që kryeministri Rama mbante fjalën e tij, dhe ka ndërhyrë vazhdimisht.

Teksa lezhjani fliste pa pushim, kryeministri Rama është nervozuar, duke i thënë se nuk mund t’i japë fjalën, pasi është mbi moshë. Rama theksoi se ky është një takim me të rinjtë.

“Nuk ta jap fjalën jo, se je mbi moshë. Ky është takim me të rinjtë. Paske ardhur edhe nën ndikimin e lëndëve helmuese luftarake. nuk a jap fjalën se je mbi moshë, ky është takim me të rinjtë”, tha Rama.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.