Standard.al

Anëtare e Asamblesë së PS, kualifikohet nga OMN për Vetingun

0

Një kandidate për organet e vetingut që do të bëjnë rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve është kualifikuar edhe pse është anëtare e Asamblesë së Partisë Socialiste.

Një qytetar ka denoncuar pranë redaksisë së Syri.net se bëhet fjalë për zonjën Suzana Pasha (Hoti), e cila është avokate në Burrel.

Çuditërisht ajo është kualifikuar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (OMN) për organet e vetingut, edhe pse është pjesë e një partie politike, në rastin konkret e PS-së.

Mësohet se znj.Suzana Pasha është përzgjedhur si kandidate potenciale për tre organet e vetingut.

Pra, një anëtare e PS-së do të bëjë rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në sistemin e ri të drejtësisë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.