Vrasja e Elton Çiça, shtyhet gjyqi për djalin e Hysni Milloshit

0
162

Në një kohë kur sot do të mbahej gjyqi për Renato Milloshin, djali i të ndjerit Hysni Milloshi, i cili akuzohet për moskallëzim krimi për vrasjen e Elton Çiçës, seanca është shtyrë. Shkak i shtyrjes së gjyqit është bërë mungesa e Jani Aliajt, me pretendimin se nuk kishte marrë njoftim për seancën. Po ashtu, për këtë çështje nën akuzë janë dhe mjeku Redian Rraja e oficeri i policisë Alban Trimi, të cilët akuzohen pengim për zbardhjen e së vërtetës.

 

 

EKZEKUTIMI I ÇIÇOS
Çiço u ekzekutua më 1 maj të vitit të kaluar brenda Bar “De Niros” vetëm pak minuta pasi ishte ulur në një tavolinë me dy miqtë e tij, njëri oficer policie, tjetri mjek, dhe në praninë e një gazetari të kronikës.

Sikundër u konstatua edhe nga pamjet filmike të kamerës së sigurisë brenda lokalit që u publikuan pak pas ngjarjes, atentatori trup mesatar ishte i mirinformuar për objektivin, duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi. Vetëm 26 ditë më vonë Policia e Shtetit në një dalje publike bëri të ditur emrat e personave të dyshuar si ekzekutues të Çiços. Ndërsa Renato Milloshi u dorëzua më 28 shkurt të këtij viti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here