SHFRYTËZIMI NË MINIERA/Minorenët punojnë në kushte të vështira dhe pa kontrata

0

 

Loading...

“Fëmijë të moshave të ndryshme që variojnë nga 8 deri në 18 vjeç, çdo ditë i shikon në dalje të galerive të miniera të kromit në Bulqizë, duke punuar jashtë çdo standardi”

Minierat e shumta të kromit që rrethojnë qytetin e Bulqizës dhe fshatrat aty afër, kanë minerale të shumta nga e cila gjeneron ekonomia e një rajoni të tërë. Në shumë galeri të cilat janë aktive, punohet normalisht edhe pse problemet e shumta nuk kanë munguar asnjëherë. Problematika më e madhe është punësimi i fëmijëve, i cili në bazë të ligjit shqiptar është i ndaluar. Kushtet e vështira të punës në galeritë e minierave të fëmijëve, shpesh ka qenë në fokus të medieve të ndryshme. Raste të shumta të fëmijëve që shfrytëzohen me orë të zgjatura punë kanë qenë dhe në fokus të shumë artistëve në veprat e tyre, Një rast ka qenë dhe filmi “Krom”, film i cili trajtonte në linjë të parë një temë problemeve familjare, por në linjë të dytë tregonte dhe punësimin e një fëmije. Ky është një nga shumë rastet e tjera të punësimit të fëmijëve në këtë punë e cila është shumë e vështirë dhe në çdo kohë rreziku për jetën është shumë i madh. Duke u nisur nga historia e filmit, ne kryem vëzhgim në terren në Bulqizë si edhe   intervista të shumta bërë me banorët e kësaj zonë, ku faktuam se fëmijët në kushte të vështira të jetesës shkojnë për të punuar në miniera. Punë e tyre nuk është gërmimi në thellësi, por jashtë tyre, e cila konsiston në ndarjen e kromit. Edhe pse është e vështirë që të arrish të futesh në punë, nëse tregohesh pak i  zgjuar arrin që tu mbushësh mendjen drejtuesve në galeri që të të pranojnë. Një banor i zonës na tregoi se janë të shumtë fëmijët që për shumë arsye detyrohen që të punojnë në miniera. Ai na tha se ka pasur dhe raste që fëmijë janë dëmtuar gjatë punës dhe kjo gjë është bërë shumë problem. Pagesa jo shumë e mirë, por për një fëmijë  i cili shpesh punon pa lejen e prindërve, duket e mirë, është një ndër arsyet që e joshin atë të punojnë.

Por një tjetër faktor është varfëria, e cila në këtë zonë është e përhapur shumë. Fëmijët kanë qenë janë dhe do të jenë një problem shumë kryesor, si në punësimin në Bulqizë, por edhe në të gjithë Shqipërinë. Raporte të ndryshme  nxjerrin Shqipërinë një ndër vendet e para në të cilën punësimi i fëmijëve është një problem. Por problemi që duket se është kombëtar është akoma më i madh, pasi edhe në botë ekzistojnë rate të punësimit pa kriter të fëmijëve.  Por duke qëndruar të problemi i Shqipërisë dhe më saktë te Bulqiza, dhe tema e punësimit të fëmijëve duhet të shtojmë se dhe media ndërkombëtare në kohë të ndryshme ka trajtuar temën e punësimit të fëmijëve. Para disa muajsh një gazetë shumë prestigjioze, ka bërë një reportazh në Bulqizën e pasur dhe të varfër njëkohësisht. Gazeta kanadeze “Toronto Sun”, në një reportazh të sajin ka vënë në qendër të vëmendjes punën dhe shfrytëzimin e fëmijëve shqiptarë si ajo në minierën e kromit në Bulqizë. Theksohet se plot 85 milionë fëmijë në të gjithë botën punojnë në kushte të vështira, në mesin e tyre janë edhe fëmijët shqiptarë të cilët punojnë në minierën e kromit në Bulqizë, të pasiguruar e në fshehtësi si dhe me masa minimale për mbrojtjen e jetës së tyre.

Reportazhi nga “Toronto Sun”

Kjo gazetë i ka dedikuar një reportazh të gjatë, këtij problemi që mbetet gjithmonë aktual pasi gjithmonë problemi mbetet. Reportazhi i dedikuar fëmijëve shqiptarë sjell punën dhe shfrytëzimin e një djaloshi 13-vjeçar, i cili tregon kushtet në të cilat nxjerr krom çdo ditë, rreth 2500 metra nën tokë. Ky fëmijë është pak më ndryshe nga të tjerët, pasi punon i barabartë me të rriturit. Jemi mësuar që fëmijët ti shohim në sipërfaqe ku ndajnë kromin, por në këtë rast 13 vjeçari shkon në thellësi të mëdha. Problemi që e detyron këtë fëmijë të punoj është humbja e nënës së tij. Edhe pse ai ka humbur nënën e tij e cila është shtypur nga një kamion që mblidhte metalin, apo dhe pse i ati e ka braktisur duke e lënë që të rritet nga vëllezërit, varfëria e ka bërë që ai të vijojë punën në këtë minierë nën kushtet më të vështira. Kjo është historia e trisht e këtij djali të vogël, i cili nuk është i vetmi që ka këtë problem në këtë zonë. “Ëndërroj të shkoj poshtë dhe të gjej kromin më të mirë”, thotë 13-vjeçari, i cili detyrohet që të bëj këtë punë të tille, fjalë të thënë në reportazhin e “Toronto Sun”. Nga ana tjetër, vëllai i tij i cili është më i madh dhe është në moshën 21 vjeçare, tregon se gjatë mbrëmjes sheh ëndrra të këqija për vdekjen e së ëmës, pasi e ka përjetuar keq këtë dramë në familjen e tij. Sipas “Toronto Sun” kompani të mëdha ndërkombëtare, përfshirë edhe një firmë me bazë në Vankuver, që ka një histori në Bulqizë, kanë përfituar nga kjo gjendje në Bulqizë. Megjithatë fushata e qeverisë për të ndërmarrë reforma në mbrojtje të fëmijëve shihet si një shenjë progresi. “Me kovat e tyre ata shesin gurët e gjetur te “bosët e kromit”, shkruan “Toronto Sun”. Sigurisht që edhe disa nga prodhuesit më të mëdhenj të çelikut në Amerikë kanë përfituar nga minierat e Bulqizës. Por në këtë repoerazh është cituar edhe zëdhënësi i “Columbus Copper Corporation”, një ndër kompanië që ka operuar në këtë zonë për shfrytëzimin e Kromit.  Jorge Martinez është shprehur se tani janë duke hequr dorë plotësisht nga minierat shqiptare. Martinez nuk ka përmendur punën e fëmijëve, por vuri në dukje se “Shqipëria është një vend shumë i vështirë për të vepruar.” Në reportazh theksohet gjithashtu se nuk ka ende një shifër zyrtare të personave që kanë humbur jetën në minierat e Bulqizës, por shton faktin se fëmijët shfrytëzohen çdo ditë për 80 lekë për kilogram, e mjaftueshme sa për të blerë miell. Ndërsa një grua e ve 27 vjeçe, tregon se si burri i saj humbi jetën në minierë dhe që nuk mori kurrë asistencën e jetimëve prej 60 dollarësh në muaj, edhe pse në se do ti referohemi ligjit i takojnë që ti marr çdo muaj. Ajo tregon se si ka urdhëruar djalin e saj 10-vjeçar, dhe vajzën e saj 7-vjeçare, që të ndërpresin punimet e tyre në minierën e kromit. Megjithatë djali sërish shkonte fshehurazi në minierë për të punuar, dhe me lekët e fituara, i bleu mamasë së tij një trëndafil për festën e nënës. Nëna 27-vjeçare ka treguar se e refuzoi dhuratën pasi po mbante zi për vdekjen e burrit të saj, por kjo nuk e ndaloi djalin që të shkonte dhe të blinte një fustan të zi. Sipas saj, djalit nuk i bën më përshtypje kjo punë pasi ai sheh vetëm se çfarë mund të blejë me ato para. Nuk është vetëm miniera vendstrehimi i fëmijëve të punësuar e të pasiguruar dhe që mbi të gjitha punojnë në kushte të vështira. Gazeta “Toronto Sun” sjell dhe dy vajza të moshës 14 dhe 15 vjeç nga malësitë e Shkodrës, të cilat punojnë një fabrikë këpucësh dhe nga ku marrin jo më shumë se 150 dollarë në muaj, ku 60 dollarë u kushton vetëm transporti. Punësimi i fëmijëve është një ndër problematikat kryesore në të gjithë botën, ku pjesë e tyre është edhe Shqipëria. Shpeshherë punësimi i fëmijëve shqiptarë në punë me kushte të vështira ka qenë në fokus edhe të mediave të ndryshme ndërkombëtare.

…………………………………………………………………………………………

Problematikat e shumta

 

Bulqiza një histori e problemeve të shumta, dhe e zgjidhjeve të munguara

 

“Problematikat e shumta që rrethojnë të gjithë qytetin e pasur në nëntokë, por në të varfër në mbi tokën e saj, që nuk janë zgjidhur asnjëherë”

 

Në çdo vend të pa zhvilluar që ka pasuri të shumta, ka gjithashtu dhe problematika të shumta. Bulqiza është një ndër këtë vendet i cili edhe pse i pasur në  thellësinë e saj, por që varfëria mbizotëron në sipërfaqe. Nga shfrytëzimi i fëmijëve, punëtor të pa siguruar, kushte të vështira pune, galeri jashtë standardeve, si dhe probleme të shumta punëtor pronar.

 

Zëri i sindikata të Minatorëve

 

Kryerja e kontrabandës dhe korrupsionit në minierat e kromit në Bulqizë nuk është një shqetësim i cili nuk ka lindur sot. Ka disa kohë që sindikata e Minatorëve, në daljet publike kanë hedhur dyshime të forta që në minierën e kromit në Bulqizës behën afera korruptive dhe kontrabandë me fitime marramendëse. Kjo sindikatë në shumë raste ka denoncuar, raste të korrupsionit të shumtë që bëhet në galeritë e ndryshme. Edhe banorët e Bulqizës, gjatë bisedave që zhvilluam me ta na thanë se ka korrupsion, por ragimet janë të  pakta. Ata na treguan se sindikata herë flet dhe herë jo. Sipas tyre problemet e shumta nuk mund të zgjidhen me asgjë, pasi problematika është shumë shumë e madhe.

 

Skllevër dhe “mafiozë”

 

Jo vetëm burra më krahë të fuqishëm, por fëmijë, gra, pleq e plaka, sa zbardh dita i ngjiten malit për t’u përpirë për orë të tëra nga ato zgavra të llahtarshme që fshehin krom. Ky mineral për  banorët e Bulqizës është kthyer në mallkimin e bukës së përditshme, ndërsa “padronët” i ka kthyer në zengjin të së sotmes që korruptojnë deri në nivelet më të larta të shtetit. Në ato zgavra të llahtarshme pleksen viktima të pafajshme, fitime marramendëse dhe afera të dyshimta korruptive, përballë të cilave pushon së ekzistuari edhe forca e prokurorisë. Kjo është miniera e Bulqizës, historia e aferave të së cilës nis që në vitin 2001. Në këtë kohë u miratua koncesioni i parë i minierës së Bulqizës, së bashku me disa objekte të tjera që përfshijnë dhe fabrikën e pasurimit të kromit. Koncesioni iu dha një kompanie italiane me emrin DARFO. Për më shumë se 5 vite italianët shfrytëzuan minierën, rezervat dhe stoqet e akumuluara në vite pa bërë asnjë investim. Nga fundi i vitit 2006, DARFO u largua dhe ia shiti koncesionin një grupi, ruso-austriak te quajtur ACR.

 

106 firma të licencuara për 1 minierë

 

Teorikisht, sasia e përgjithshme e rezervave të nxjerrshme të mineralit të kromit rezulton 10 milionë tonë. Me çmim prej 200 dollarësh për ton, kromi rezulton një pasuri me vlerë 2 miliardë dollarë. Por këto 2 miliardë dollarë krom gjenden shumë thellë, në disa raste nën nivelin e detit. Kostoja e nxjerrjes së tij në sipërfaqe është tepër e lartë. Gjithsesi, kromi është metali më me leverdi ekonomike sot për sot pas naftës në Shqipëri. Njëri nga burimet, ai i Bulqizës, është veçanërisht i pasur. Qeveria ka dhënë rreth 106 licenca shfrytëzimi për burimet aktuale të kromit. Prodhimi aktual është rreth 200 mijë tonë në vit.

 

Skema e abuzimit të kompanive për nxjerrjen kromit

 

Një mekanizëm që pjellë viktima, skllevër, të fortë dhe bosë të mëdhenj është gjithë zinxhiri i nxjerrjes dhe i përpunimit të kromit në Bulqizë. Minerali që për bulqizakët është vetëm buka e përditshme është “Eldoradoja” për kompanitë që kanë siguruar licenca të shfrytëzimit. Zyrtarisht, vetëm në zonën e Bulqizës janë të licencuara që nga viti 1999 e deri mars të 2011-të. 106 kompani, por ndër më të rëndësishmet është ajo koncesionare, “ACR”.   Kjo kompani ka numrin më të madh të punëtorëve si dhe posedon zonën më të madhe të kromit, të ashtuquajturën zonën “D”. Por, megjithëse Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës ka dhënë licenca për shfrytëzimin e kromit, ajo kurrë nuk ka bërë të qartë kufijtë ndarës nën galeritë e minierës. Punëtorët nxjerrin nga nëntoka krom për një pagesë qesharake. Të fortë e grumbullojnë e më pas me një çmim shumë të ulët ua shesin kromin kompanive të licencuara, më pas transportohet në Durrës si një mall i pastër ligjërisht. Kjo është gjithë skema e abuzimit dhe e përfitimit të kromit të Bulqizës.  Për parandalimin e krimit në vend dhe për mënjanimin e dëmit ekonomik në llogari të shtetit shqiptar ekspertët kërkojnë ngritjen e një grupi pune ku të riazhornohet harta e minierës së Bulqizës. Thuhet se një pjesë e minierës është e rrezikuar e domosdoshmërisht nuk duhet të lejohet shfrytëzimi i saj. Po kështu, edhe përcaktimi i kufijve mes kompanive të licencuara do të sheshonte konfliktualitetin  midis tyre.

 

………………………………………………………………………………………………………

 

Një tjetër problem

 

Ndikimet mjedisore që vijnë nga aktiviteti minerar në Bulqizë

 

Bulqiza shtrihet në pjesën verilindore të Shqipërisë, me një lartësi që shkon nga 330-1800m mbi nivelin e deti, me një sipërfaqe 728 km². Sipërfaqja urbane e qytetit të Bulqizës është 0,6 km² me një sipërfaqe administrative 45,6 km², e cila përbën 6,26% të sipërfaqes së përgjithshme të Bulqizës. Popullsia që jeton në qytetin e Bulqizës është 13000 banorë, ndërsa i gjithë rrethi numëron  43.000 banorë. Si çdo qytet tjetër në Shqipëri dhe këtu janë prezentë problematika të shumta mjedisore që hasen në këtë zone, ku një nga më kryesoret janë mbetjet e kromit, si pasoje e hapjeve të galerive te shumta private, karrierat e kromit që gërmojnë tokën në shtresat sipërfaqësore, kanë çuar në shkatërrimin e tokës dhe sipërfaqeve të gjelbra që nuk respektojnë lejen mjedisore ose një pjesë e mire e tyre, nuk janë të licencuara fare. Mjedisi në këtë zonë është problematik, pasi mbeturinat e dala nga kromi apo inertet hidhen në sipërfaqe, pa ndonjë rregullsi të caktuar, duke mbuluar sipërfaqen bimore, duke çuar në degradimin e tokës dhe sipërfaqes përreth, që shoqërohet dhe me humbje të habitatit përkatës në atë zonë. Por, kemi dhe një ndotje të ujit nëntokësor, pasi uji i dalë nga puset e galerive përmban grimca të ngurta, mineralizimi i ujërave i përket tipit, hidrokarbonat magnezit, me pH 4.8- 5. Elementet e ndotjes që përmban uji vijnë nga lënda plasëse që është e tipit amonit si dhe nga gazrat që dalin në thellësi mbi 800 m. Natyra e ujit të Bulqizës quhet agresive, ajo gërryen dhe betonin se është e tipit magnezial, uji është me fortësi maksimale, megjithatë nuk ka ndonjë rregullsi të këtij uji që del nga minierat në sipërfaqe. Më poshtë, po ilustrojmë problemet mjedisore të gjetura: Minierat e kromit, inertet, mbeturinat, ndërtimet pa leje, ujërat e larta. Idetë dhe strategjitë për përmirësimin e situatës mjedisore Duke pasur parasysh problemet mjedisore që ndodhen në këtë zonë, ndërhyrjet për përmirësim janë të shumta, por theksojnë se të gjitha minierat e kromit duhen të pajisen me leje mjedisore sipas ligjit, dhe të zbatojnë të gjitha pikat që përmban ajo në zbatimin me ligjin për mbrojtjen e mjedisit, inertet apo mbetjet e dala në sipërfaqe të mos dëmtojnë mjedisin përreth, vetëm në lejen e caktuar, t’u bëhet pritë ujërave nëntokësore. Të bëhet një trajtim i mirë i mbetjeve, të mos lihen të lira në sipërfaqe, është e domosdoshme ndërtimi i një landfilli dhe një projektim për vend depozitimin e mbetjeve. Studimi i mbetjeve ka përcaktuar se më shumë se 50% e mbetjeve bashkiake është aktualisht e biodegradueshme, që do të thotë se sipas Direktivës së BE për landfillet, që është e domosdoshme ndërtimi i një ladfilli  për faktin se ky imponon një ndarje të konsiderueshme të mbetjeve të degradueshme nga mbetjet që përfundojnë në landfill. Për më tepër, ka sasira të konsiderueshme të materialeve që mund të riciklohen si qelqi, tekstile dhe plastika etj. Sasia  e mbetjeve të prodhuara nga shëndetësia është e ulët, për faktin se mbetjet grumbullohen zakonisht në pikën e gjenerimit dhe marrja e mostrave nuk është kryer në strukturat shëndetësore. Bashkia të marrë masa në ndërtimet pa leje, duke mos lejuar ndërtimin e tyre, ujërat e rrjedhshëm si ato të dala nga nëntoka dhe ato sipërfaqësorë t’u bëhen prita dhe t’u jepet një drejtim i mirë i tyre. Drenazhimi i zonës është dhe një problem tjetër që duhet rishikuar me kujdes, por që të zbatohen të gjitha këto pika të përmendura më sipër, duhet që të bëhet dhe një studim i mirë mjedisor i të gjithë zonës dhe fondet për mbrojtjen e mjedisit të mos jenë të kursyueshme, dhe duhet te punësohet një grup i mirë ekspertësh në fushën mjedisore.

 

………………………………………………………………………………………………………………………………

 

Vdekjet në miniera

 

Kromi i pasur që vret njerëz të varfër, dhe tunelet që shpesh bëhen pa dalje

 

Kushtet e punës në minierat  e Bulqizës nuk janë ideale, pasi problematikat janë të shumta. Shpesh minatorët hyjnë në galeri të cilat as nuk i njohin dhe nuk e dinë nëse do të dalin më të shohin diellin. Investimet nuk janë të shumta në këtë zonë, pasi çdo kush tenton që të maksimizoj fitimet e tij. Ka pasur raste të ndryshme, në të cilat për shkak të kushteve të vështira në punë kanë humbur shumë jetë njerëzish. Jetët e humbura janë të shumta, që nga nisja e punimeve në këto galeri, por shumë prej tyre janë të pa dokumentuara. Por nëse bëjmë një përmbledhje të 6 viteve të fundit shihet qartë, se viktimat e krimit kanë janë të shumta. Duke u referar rasteve që janë publikuar gjerësit në media, që nga viti 2011 deri më sot kanë humbur jetën  12 minator dhe janë plagosur disa të tjerë. Por nëse u referohemi banorëve të zonës, ata shprehen se vdekjet janë më të shumta, pasi ka raste që mbahen të fshehura, për arsye nga më të ndryshmet.

 

Viktimat në miniera nga 2011

 

18 tetor 2011: Shpërthimi i gazit metan ne galeri ka shkaktuar vdekjen e një minatori dhe plagosjen e rende te 8 te tjerëve. Mësohet se viktima është Naim Bytyçi, 39 vjeç, punëtor prej vitesh i nëntokës.

11 nëntor 2011:Shënohet tragjedia e radhës ne zonën minerare te Bulqizës. Një minator ka humbur jetën ne një galeri te braktisur ne mesdite. Viktima është Fetah Shehu 55 vjeç banor i Bulqizës. Sipas policisë, Shehu ka gjetur vdekjen pas shembjes se një masivi te madh dherash ne thellësinë e 200 metrave ne galerinë me numër 66.

2 qershor 2012: Bulqizë, vdes minatori Dilaver Koçi. U zu poshte nga nje masiv dheu

10 gusht 2012: Një minator është zënë poshtë nga masivi shkëmbor një galeri kromi në Martanesh, Minatori 63 vjeçar është nxjerrë nga galeria në gjëndje të rëndë dhe është dërguar në qendrën shëndetësore të Martaneshit, ku më pas ka ndërruar jetë.

30 gusht 2012:Murat Kaceli humb jetën në minierë, plagosur rëndë minatori Abdulla Hoti

27 shtator 2012: Bashkim Mema 23 vjeç , zënë poshtë nga masivi i dheut

16 Qershor 2013: Bulqizë, vdes minatori në minierë. Pranga 3 punonjësve për BULQIZË- Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të diele në minierën e Bulqizës. Minatori i identifikuar si Bujar Suroqi ka humbur jetën brenda ambienteve të kësaj miniere. Paraprakisht bëhet me dije se vdekja e 50-vjecarit ka qënë aksidentale, pasi ai dyshohet të ketë rënë nga ashensori i minierës.

24 janar 2014: Një aksident i rëndë ka ndodhur në minierën e Cërujës, në Rrethin e Matit, si pasojë e të cilit ka humbur jetën një minator. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e mesditës në një nga galeritë private të kësaj miniere. Po sipas këtyre burimeve, mësohet se minatori që humbi jetën, u identifikua si shtetasi Kujtim Lici, 42 vjeç,

29 maj 2014: Mat-Humb jetën një minator, i cili dyshohet se është aksidentuar në minierën e Currjes. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në Mat, minatorë që ndërroi jetë është Shkëlqim Pisli.

19 Gusht 2014: Martanesh humbin jetën dy minatorë , 50-vjeçari Xhemal Sela i cili është edhe baba i 4 fëmijëve dhe minatori 35 vjeç Denald Baçi.

2 Nëntor 2014: Bulqizë, Jonuz Nelaj 50 vjeç ka humbur jeten në mënyre aksidentale duke rënë në tunelin e ashensorit të minierës.

 

 

Loading...

Lini nje pergjigje