Sa kushtojnë banketet që shtron kryeministri në takimet elektorale? Shihni përgjigjen e Ramës

0

Thuajse në çdo zonë, që përpara se të niste zyrtarisht fushata elektorale, Edi Rama transmeton live në televizionin e tij privat ERTV, pamje nga mëngjes, dreka e darka me banorë. Janë si ato banketet e dasmave, me mbi 50 persona, me pjata plot, verë e raki e prodhime të bollshme të fshatit. Shtrohen zakonisht mes gjelbërimit, nëpër pemtari, ku shpërngulen tavolina, karriga e serviset e nevojshme. Po kush i paguan këto bankete elektorale lëvizëse? Kryeministri Rama i parapriu kësaj në banketin elektoral të radhës në Sohodoll të Dibrës. “Sa herë shohin tavolina, këta mendojnë se tavolinat shtrohen sa herë vij unë, se kur nuk jam unë kujtojnë se hani bar. Tregojuani pak si qëndron puna”, iu drejtua ai një prej të pranishmëve, i cili foli me kerkesë të Ramës, por nuk arriti të japë përgjigje. Për më tepër shihni videon më poshtë.

Loading...

 

Loading...

Lini nje pergjigje