Listat/ Basha: Zgjodha ekip fitues

0
183

Listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike krijoi shumë pakënaqësi, sidomos në mesin e atyre që u lanë jashtë. E ndërsa arritën deri aty sa të kërkonin shkarkimin e Lulzim Bashës, ky i fundit prej dy ditësh i sfidon hapur duke thënë se vendimi i tij ishte i duhuri.

 

Edhe sot nga Gjirokastra ku hapi fushatën, Lulzim Basha iu dha një tjetër mesazh kritikëve, kur tha se ka krijuar ekipin me të cilin do arrinte fitoren në zgjedhjet e 25 qershorit.

“Kam krijuar ekipin tim fitues. këto janë vendime të drejta. Eshtë koha për vendime të forta, të mëdha, prandaj ju ftoj të vazhdojmë bashkë përpara”,- iu drejtua ai gjirokastritëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here