Kryemadhi: Ja sa mandate merr LSI në këto zgjedhje

0
275

Zv/kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi duke folur tek Top Story, u shpreh se, “LSI ka qëndruar luajale në marrëveshjen e Shkodrës 2013, I kemi qëndruar jo vetëm strikte, por edhe korrekte. PS ndoshta për shkak të problematikave të brendshme, mundohet ta kalojnë këtë në drejtime të ndryshme. Por PS duhet ti përmbahet premtimeve që ka bërë në 2013 dhe të jetë më afër elektoratit të saj.

Në 2013 morëm 180 mijë vota, koalicioni nuk na favorizoi, pasi PS morri dy mandate nga votat e LSI.

Në 2015, morrëm vota që sot përkthehen në 34 mandate. P.sh në Tiranë, marrim 7.5 mandate.

LSI e ka pasur shumë të vështirë votën për këshilltarë, sepse kërcënoheshin votuesit se ne do kemi kryetarin e bashkisë dhe nuk do të zgjidhni dot problemet, etj etj.
Dalja pa koalicione dëmton disa parti të vogla, por jamë e bindur se edhe disa prej tyre mund të kenë mandate.
Po të shikojmë rritjen progressive të votave nga 2005 deri në 2015, do të shikoni sesa janë rritur votat.

Unë mendoj se LSI duke qenë forcë e parë, do të ketë Kryeministrin e saj. Jam e inkurajuar jo vetëm unë, port ë gjithë kandidatët, që ne do të jemi forcë e parë. Do të kemi shansin të kemi Kryeministrin tonë dhe këtë e shikojmë tek njerëzit që takojmë cdo ditë.
Vetëm doktori e ka mbajtur fjalën që ka dhënë dorëheqjen për humbjen e zgjedhjeve. Por jam e bindur që me LSI nuk do të ndodhë që Kryetari të japë dorëheqjen, pasi ne do të jemi forcë e parë.

Ne kemi besim që do të fitojmë, dhe e kemi besimin 10 herë më të madh sesa ata që vegjetojnë në politikë.
Iliri e adhuron Jorgo Papandreun për mënyrën sesi ngriti PASOK. Jorgo Papandreu në momentet e fundit tha se partia nuk dhurohet por fitohet. Simitis fitoi partinë, e mbajti dy-tre mandate, pastaj ia dhuroi djalit të Jorgo papandreut dhe ju e dini se në cfarë situate ka përfunduar PASOK.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here