Korçari: Si më dhunuan me grushte dhe shkelma dy policët, më kërcënojnë pasi u publikova videon

0
280

Historia e 34-vjeçarit nga Korça, Rodolf Merolli, i cili denoncoi pak ditë më parë dhunën fizike të ushtruar nga operativi i zonës dhe shefi i Krimeve të komisariatit të Maliqit, është bërë sot pjesë e emisionit “Me zëmër të hapur” në ‘News24’. Merollari, i cili shoqërohej nga vajza e tij Kristina, 15 vjeçe, e cila regjistroi dhe videon ku shfaqeshin punonjësit e policisë që debatonin ashpër me të dhe e fyenin.

 

 

Merolli ka lëshuar live akuza në drejtim të dy punonjësve të policisë, Artan Lilollarin (operativi i zonës) dhe Ilir Hamzan, (shefi i Krimeve të komisariatit të Maliqit) pasi sipas tij ata e kanë dhunuar në mënyrë barbare me grushte dhe shkelma. Ai mes të tjerash pohoi se kishte marrë kërcënime për shkak të publikimit të videos. Gjithçka sipas tij nisi për automjetin e tij, pasi ata e akuzuan se ai e kishte vjedhur, shkruan ‘BalkanWeb’.

34-vjecari tregon dhunen

34-vjecari tregon dhunen

“Policët kanë qenë të pirë në maksimum. Më tërheqin zvarrë. Kanë ushtruar dhunë dhe pa e ditur unë se çfarë kisha bërë. Më gjuanin me grushte. Më vunë prangat, dhe më shtinin me grushte dhe shkelma. 700 m më larg kisha shtëpi. Më kërcënonin dhe më flisnin me fjalët nga më të ndyrat në sy të vajzës time minorene. Vajzës i ra të fikët”, tha 34-vjeçari.

34-vjecari tregon dhunen

34-vjecari tregon dhunen

INTERVISTA
Si është shëndeti yt aktualisht Rodolf?
Kam kaluar një traumë. Fle me frikë, pasi më kanë kërcënuar. Fshi videon, do i hapësh vetes punë. Këto kërcënime vinë nga persona të ndërmjetëm.

34-vjecari tregon dhunen

34-vjecari tregon dhunen

Kristina si e filmuat videon?
Vajza: Në kohën kur erdhi polici, pashë babain në makinë e policisë. Më tha polici hape derën. E hapa derën dhe pash që babain po e gjuanin dhe shkelmonin. E pastaj vendosa ta fillojmë me celular.

Për çfarë dyshoheshe ti? Thanë se akuzohesh për një vjedhje banese?
Nuk e di fare. Kryeplaku i fshatit më tha: A ke bërë gjë? Jo i thash. Nuk arritën që të komunikonim fare. Më morën zvarrë dhe më dhunuan.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here