Dorëhiqet kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç

0
401

Kryeministri i Serbisë, AleksandAr Vuçiç, e ka dorëzuar në Parlament dorëheqjen e tij nga posti i kryeministrit, për t’i dhënë rrugë inaugurimit të tij si president.

 

Ligjëvënësit pritet të konfirmojnë vendimin gjatë ditës së sotme, përpara se Vuçiç të bëjë betimin nesër në orën 12:00.

Vuçiç ka fituar zgjedhjet presidenciale në raundin e parë më 2 prill, gati një vit pasi Partia Progresive Serbe fitoi zgjedhjet.

Ai ka forcuar kontrollin e tij në pushtet dhe e konsideron veten reformator në rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Disa kritikë kanë paralajmëruar se kontrolli i Partisë Progresive Serbe mbi tërë fuqinë legjislative dhe qeverisëse mund të shtyjë Serbinë drejt një autokracie.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here