Topalli: S’kam qenë me Bashën që ditën kur zbriti nga avioni, ja çfarë i kam thënë Berishës

1
365

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, deputete e PD-së, ka shprehur rezervat e saj hapur ndaj Lulzim Bashës, ndërsa tha publikisht se nuk i kishte pëlqyer asnjëherë si lider.

 

 

Në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, ku i pranishëm ishte dhe ish-deputetit Abren Imami, Topalli tha se ka qenë kundër Bashës që në kohën kur ai zbriti për herë të parë nga avioni dhe u kthye në Shqipëri, rezerva të cilat sipas saj i di dhe zoti Berisha.

“Kam qenë që ditën e parë që ditën kur zbriti nga avioni. S’e kam mbështetur asnjëherë, Jam pasur rezerva të mëdha, ikam thënë publikisht. Kam diferenca të mëdha me Lulzim Bashën. Jam në koherenca të mëdha. Duke parë ku ka qenë dhe ku është forca më e madhe. Hoqi vizat, futi vendin në NATO, ia ndryshoi vendin infrastrukturës. Do falënderoj fort zotin Berisha. Ka nevojë për pak dhembshuri, për këtë vend. Nuk ecet duke menduar se do jem unë me pushtet, të mendoj për familjen time. Nuk dua asgjë, por do vazhdoj luftën kundër korrupsionit. Kundër Bashës, Ramës dhe Ilir Mëtës”, tha Topalli

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. Shume e sinqerte zonja Topalli. Por Hyrja n eNata kur Lulzim Basha ishte Minister i Jashtem, heqja e vizave kur Lulzim Basha ishte Minister i Brendshem, dhe infrastuktura moderne kur ai ishte Ministe ri Ndertimit dhe komunikacionit. Asnjehere nuk u mburre, nuk doli ne Televizor per te tu vetlavdruar , mori kosto te pamerituar si Pemrrrugen eKombit dhe per 21 janarin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here