Nuk reshtin mesazhet e pakënaqësive te Berisha për listat e Bashës, ish-kryeministri: Janë eskluzivitet i kryetarit

0
244

Pas reagimeve të shumta të publikimit të listës së Partisë Demokratike ish-kryeministrit Berisha i kanë ardhur qindra mesazhe ku shprehin pakënaqësitë për deputetë në lidhje me listat.

Ish- Kryeministri Berisha ka reaguar me anë të një komenti ku shihet tërësisht i distancuar.

Në një mesazh të publikuar pas pyetjes së një qytetari, Berisha thotë se listat janë hartuar nga Lulzim Basha, pasi janë detyrë e tij dhe se ai nuk ka pasur asnjë rol në hartimin e tyre.

“Faleminderit per mesazhin. Me këtë rast ju siguroj se lista e kandidateve te PD është ekskluzivisht vetëm e kryetarit dhe jo e ish-kryetarit i cili pa asnjë keqardhje ka pasur zero rol ne listën e re.

Por unë mendoj se është e drejte ekskluzive e kryetarit te zgjedhe ekipin e tij. Me urimet e mia me te mira per ju, me respekt Sali Berisha”, shkruan Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here