Mesazhi i kongresmenit amerikan në fushatën e PD: Jo me plumba, ja si duhet ta bëni Bashën kryeministër

0
232

Hapja e fushatës së Partisë Demokratike në qytetin e Lezhës u shoqërua me fjalët e rastit të deputetëve dhe aleatëve të PD-së, por një mesazh të fortë e ka dhënë edhe kongresmeni amerikan Bob Mcween.

 

 

Ai i ka këshilluar demokratët të bëjnë çdo gjë në këto 28 ditë të mbetura nga fushata që Lulzim Basha të jetë kryeministër i vendit, dhe kjo nuk bëhet duke luftuar me plumba, tha ai.

“Lufta që do bëni 28 ditët e ardhshme nuk është me plumba, është për votën. Nëse i doni fëmijët tuaj, nëse e respektoni veten tuaj në këto 28 ditë bëni çdo gjë keni mundësi, merrni çdo njeri, shkoni në çdo derë dhe mundësoni që Lulzim Basha të jetë kryeministër i Shqipërisë”,- tha ai.

vijon

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here