Listat/ Basha flet nga Lezha: Nuk do të ndryshoja asgjë

0
284

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar sërish listat e kandidatëve për deputetë, duke sqaruar se Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe ky ndryshim fillon nga vetja.

Gjatë fushatës elektorale në Lezhë, i shoqëruar nga ekipi i kandidatëve demokratë për deputetë në këtë qark, Basha kërkoi përsëri ndjesë për gabimet e PD gjatë qeverisjes. Ai theksoi se ishte vendim i vështirë mospërfshirja në lista e figurave historike të Partisë Demokratike.

“Ne kemi qeverisur, ne kemi arritur shumë gjëra. Por shumëçka nuk kemi arritur ta bënim. Kam kërkuar ndjesë sepse më takon. Por ndjesa nuk mjafton. Duhet ndryshim. Ndryshimi i Shqipërisë vjen vetëm duke ndryshuar veten tonë. Unë e kuptova këtë, unë ju pyeta, ju dëgjova dhe më thatë ndryshimi vjen nga vetja jonë.

Dhe unë ju dëgjova, me listën fitues të 25 qershorit. Ishte një vendim i vështirë, dhe unë e zgjodha dhe e vendosa. Ndryshimi i Shqipërisë do të kërkojë vendime të forta e të vështira. Do të kërkojmë t’i japim fund pazareve politike”, tha ndër të tjera kreu i PD Lulzim Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here