Joga qetëson trupin dhe mendjen si dhe lufton diabetin

0
175

Përveçse qetëson trupin dhe mendjen, ushtrimi i jogës çdo ditë, lufton edhe diabetin.

A është ky një fakt i vërtetë?

Sipas ekspertëve po. Disa pacientë madje mund të ulin dozën e ilaçeve që marrin për trajtimin e sëmundjes nëse bëjnë joga rregullisht.

45 minuta për vetëm 10 ditë nga kjo praktikë e lashtë relaksimi mund të ketë një ndikim të madh në uljen e niveleve të sheqerit në gjak.

Dr. Venugopal Vijayakumar, nga Universiteti S-VYASA, i cili ka kryer këtë studim, thotë: “Edhe një sesion i jogës mund të ndihmojë në uljen e niveleve të glukozës në gjak”.

“Rekomandohet një praktikë e rregullt për tre muaj edhe pse rezultatet e para vihen re brenda 10 ditëve, duhet të vazhdoni ta praktikoni atë për të shfaqur përmirësime në kontrollin e glicemisë tek njerëzit që vuajnë nga diabeti”, shton Dr. Vijayakumar.

Gjatë studimit të ri, të publikuar tek revista “Diabetes & Metabolic Syndrome: Clinical Research & Reviews”, u monitoruan mbi 1200 persona të diagnostikuar me diabet të tipit 2 ose pre-diabet (kur një person ka nivele të çrregullta të sheqerit në gjak por jo në stadin e të sëmurit me diabet).

Nga një studim i bërë me 1200 persona me diabet të tipit 2, rezultatet sugjerojnë se joga mund të përdoret për të trajtuar diabetin dhe parandaluar zhvillimin e tij tek njerëzit që janë të rrezikuar. Nivelet e sheqerit në gjak tek pjesëmarrësit u matën si para nisjes së jogës ashtu edhe pas disa sesioneve.

Rezultatet treguan se nivelet e sheqerit në gjak u ulën me 10% tek njerëzit që përfunduan 10 sesione të jogës.

Një seancë joge në ditë nuk ju kushton asgjë. Provojeni këtë metodë dhe do ndiheni të privilegjuar nga zgjedhja që po bëni./trt

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here