Standard.al

Ish- ministri i PD: Ja emrat që duhet të ishin në listën e kandidatëve për deputetë

0

Ish- ministri i Partisë Demokratike Besnik Mustafaj ka komentuar listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike si dhe emrat e njohur që janë lënë jashtë liste. I ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ të gazetarit Ylli Rakipi, Besnik Musafaj tha se emrat e njohur që kanë dhënë kontribut në PD duhet të ishin futur në lista, pasi ndihmojnë PD për të marrë më tepër vota. Ai përmendi Jozefina Topallin, Astrit Patozin si dhe emra të tjerë të cilët duhet të ishin në listën e kandidateve për deputetë.

 

 

“Unë kam reaguar që të shtunën dhe kam qenë i pari që kam reaguar, por si një person i painteresuar, pasi kam qenë kandidat sepse jam thjesht një anëtar i PD. Reagimi im ka qene se ka mungesa të mëdha dhe të papërligjura. Edhe unë nuk dija asgjë për listat. Kam parasysh shumë emra që do ti bënin nder listës. Përmend Jozefina Topallin, Astrit Patozin, por edhe Majlinda Bregun të cilët do ndihmonin nëse do ishin në listat e kandidatëve për deputetë. Belind Këllici është njeriu më i votuar, përveç kreut të PD dhe mendoj se duhet të përfshihej sepse ai ka marrë dhjetëra vota. Po ashtu edhe Ervin Salianji”- tha Besnik Mustafaj.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.