Helmimi në mitingun e PD, Artan Fuga: Nuk ka rëndësi se janë simpatizantë të PS, dhe PD, është një ngjarje shumë e rëndë

0
172

Dëmtimi masiv i qytetarëve në bulevard, nuk ka rëndësi se janë simpatizantë të aleancës kuq e zi, të partisë agrare apo të ps, dhe pd, është një ngjarje shumë e rëndë.

Të gjitha hipotezat mbahen parasysh, e theksoj, nga një pasojë e një katastrofe teknologjike, deri te një akt i mundshëm terrori, e deri në akte cmendanike, sikurse na mëson përvoja e vendeve të tjera.

Vetëm debilët dhe budallenjtë ose pasuesit e atyre që kanë sjellë dëmin dhe i mbrojnë në rrjetet sociale, bëjnë politikë me këtë ngjarje dramatike që ka cënuar rendin dhe sigurinë kombëtare si edhe shëndetin publik.

Nuk është halli as te politika, as te fushata, as te militantët, është fakti te siguria e jetës qytetare.

Mediat cdo orë duhet të kërkojnë informacion pranë institucioneve zyrtare dhe këto të fundit duhet të ngrenë shtabin e emergjencës me zëdhënësa ku të informohet publiku për gjithçka që pa prishur hetimet bën transpaerencën e ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here