Standard.al

Analisti i njohur: Ja çmimi që do të paguaj Lulzim Basha

0

Analisti Andi Bushati ka bërë një analizë të situatës aktuale të Partisë Demokratike, pas listave të kandidatëve për deputetë që ka nxjerrë Lulzim Basha.

 

 

I pyetur nga gazetari Ylli Rakipi në emisionin “Të PaEkspozuarit” se pse u largua Topalli, Patozi, Imami, Bregu, se i bënin hije Bashës, apo se ishin njerëz të Sali Berishës, Bushati thotë se lista e Bashës i duket shumë e keqe dhe do të vuajë pasoja katastrofale, shkruan “BalkanWeb”.

“Nëse do isha i aftë të kuptoja pyetjen s’do isha kritik mbi Bashën. Unë jam i paaftë kuptoj kriterin mbi të cilin është ngritur kjo listë. I surprizuar nuk jam, se që kur mbylli çadrën, shkoi iu në gjunjë Ramës. Kishte një mundësi të dytë, pas një qeverisje neveritëse si kjo e Ramës, ai në 4 muaj kishte mundësinë për fytyra të reja.

Por hapi i tretë, ishte lista që la jashtë emrat e njohur. Për mua lista është shumë e keqe. Shkon PS-ja apo PD-ja, nuk shkon asnjë familje në zgjedhje. Shkon një trupë prej 600 mijë vetash. Nuk e kuptoj kriterin e kësaj liste. Se po të shohësh listësh janë hequr një pjesë e themeluesve, janë hequr një pjesë e mirë e atyre që simbolizojnë “qëndrestarët” tek PD, janë hequr emra të rëndësishme të qëverisjes 8 vjeçare të Berishës. Kemi një ndarje me thikë të asaj që përfaqëson Berishizmi në këto 25 vite.

Të ndahesh nga gjithë këta njerëz, dhe të mbash doktorin në krye të sofrës, është absurditet. Lista bëhet me proces, mbi platformë, konsultime me anëtarësinë, a doni një faqe të re nga ajo që përfaqësonte Berisha, këto gjëra nuk zgjidhen me kulisa. Për mua lista Basha është një listë për të qëruar ata të cilët do i kërkojnë llogari Bashës kur të humbë në mënyrë katastrofale. Basha do paguajë një çmim të lartë në zgjedhje,” tha Bushati.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.