15-vjeçarja shtatzënë me fëmijën e dytë, 13-muaj pasi lindi fëmijën e parë

0
421

Një nënë 15-vjeçare, e cila lindi fëmijën e saj të parë në moshën 14-vjeçare, tani është duke pritur fëmijën e saj të dytë.

Mollie Syrigos, nga Melburn, mbeti shtatzënë në vitin 2016, kur ajo ishte 13-vjeçare dhe lindi djalin e saj tashmë 13-muajsh, Theodore, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

Partneri i saj, Oscar Wilks, ishte vetëm 15-vjeçar, kur ai u bë baba, dhe çifti tani po pret shumë për t’u bërë prindër për herë të dytë.

Nëna e re mezi kishte filluar shkollën e mesme kur jeta e saj ndryshoi përgjithmonë.

Mollie tregon për djalin e saj të vogël, por thotë se gjykimi nga të tjerët për të qenë një prind adoleshent mund të jetë shumë sfidues.

“Për disa muaj nuk kisha shumë mbështetje. Të gjithë po përpiqeshin të më bindnin që të bëja një abort, ishte shumë e vështirë në të vërtetë”, tha ajo për 9news.

“Ende sot e kësaj dite kemi komente të ashpra, njerëz që më dërgojnë në Facebook dhe më telefonojnë”.

Shtatzënia e dytë e Mollie ishte gjithashtu e paplanifikuar, por thotë se ajo dhe Oscar janë të përgatitur mirë për ardhjen e fëmijës së tyre të ardhshëm në dhjetor.

“Jam gati për sfidat dhe shumë e gëzuar që fëmija tjetër do të vije në jetë shumë shpejt”.

Por, pavarësisht nga mosha e tyre, të dy thonë se janë të pajisur mirë si prindër dhe janë të sigurt në aftësinë e tyre për të rritur dy fëmijë.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here