Standard.al

Unë ‘zog gomari’ për Bashën

0

Në çadrën e opozitës në bulevard unë shkova, duke e parë si në një agorë ku kisha mundësi të flisja për problematikën që ka të bëjë me krizën e rëndë që kalon Shqipëria por edhe për rë krijuar një sensibilitet për problemet e kulturës dhe botimin e librit shqip, që përbën profesionin tim prej 25 vjetësh. Nëse do të më ishte dhënë rasti edhe pala tjetër kur ishte në opozitë, do të kisha shkuar me plot dëshirë. Unë ngjarje të tilla politike i shoh si raste për ta bërë politikën të vetëdijshme për problemet e librit shqip, në mënyrë që të bëjë ligjet e nevojshme për mbarëvatjen e botimeve në këtë fushë dhe jo ligje që ne ti shohim si një bish e egër. Ato që kam thënë në çadër për këtë problematikë i mendojnë të gjithë kolegët e mi botues, pavarësisht bindjeve politike.

Prandaj kam bindjen se kam folur edhe në emrin e tyre, pavarëisht se nuk kisha aprovimin e tyre paraprak për këtë gjë. Meqënëse ditët dhe netët e gjata të çadrës duheshin mbushur me aktivitete, shkova dhe unë që të promovoja disa nga librat e mi. Zgjodha tre nga librat e mij që nuk kanë lidhje me politikën e ditës: “Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane: një historik gjithëpërfshirës”, “Kush jemi ne shqiptarët?” “Kriza aktuale krizë mbi krizat”. Unë besova te republika e re që u shpall në çadër, sepse njerëzit me bindje iluministe si unë besojnë te utopitë, ose më saktë iu japin një shans atyre që të provohen. Kjo në fakt ka sjellë sa të mira, aq të këqija për njerëzimin.

Që të jem krejt i sinqertë disa ditë më vonë, më lindi një dyshim kur dëgjova Lulzim Bashën në çadër të përdorë shprehjen “zog gomari” ndaj kundërshtarit të tij politik.Me mëndjen time thashë se në” republikën e re” nuk mund të kishte një fjalor të tillë dhe se çadra si një copëz repubikë e re, duhet t’ i përmbahej fjalorit të saj .Dhe më vonë në sjelljen e tij po vija re një tërheqje prej një arroganti të heshtur e cila shprehte një diferenc të cuditshme me atë të parin. Më propozuan që të bëhem deputet strukturat e partisë në bazë në Sarandë dhe Delvinë, nga ku unë kam edhe prejardhjen time.Shkova dhe me mirësjellje i falenderova për vlerësimin tim dhe pranova propozimin e tyre ,duke mbushur formalitetet dhe duke dorzuar CV time .Shumica e atyre që janë bërë deputetë nga viti 1991 e deri më sot, e kanë fituar njohjen publike si deputetë, dhe e kanë parë rrogën dhe privilegjet e deputetit si bazën për të siguruar jetesën e tyre. Unë nuk kam nevojë për foltoren e Kuvendit që të bëhem person publik, pasi jam bërë i tillë me punën dhe përpjekjet e mia të stërmundimshme, si studiues, publicist, pedagog universitar, botues dhe autotë i dhjetra librave .

Nëse do të isha bërë deputet, opinion publik nuk do të më njihte për herë të parë si të tillë. Për librat e mi nuk do të thuhej “librat e deputetit”, siç thuhet për disa njerëz që kanë nisur të shkruajnë libra pasi janë bërë deputetë. Unë dhashë miratimin tim në parim për të hyrë në listën e kandidatëve për deputetë të PD-së sepse doja ta përdorja mandatin e deputetit për të zgjidhur sadopak problematikën që ka botimi i librit shqip, dhe që bëhet me ligje të mira, para së gjithash ,por për të dhënë kontributin tim në emacipimin dhe politikën konfliktuale shqiptare. Si deputet unë do të isha një lloj lobuesi i pa shtershëm në emër të të gjithë kolegëve të mij botues pavarësisht nga pikëpamjet politike të tyre por dhe një zë i arsyeshëm në sherret e shumta parlamentare që përjeton rëndomtë politika jonë. Nuk di të them nëse oferta për të më bërë deputet ishte një karrem për të më mbajtur të lidhur pas çadrës. Unë do të kisha shkuar njëlloj në çadër edhe pa këtë ofertë, sepse e pashë çadrën si një agorë të debatit, në kuptimin e atyre shesheve në Greqinë Antike ku qytetarët diskutonin për çështjet publike, dhe ku shkëlqenin Sokrati, Platoni, Aristoteli, Demosteni.

Kontribova shumë në këtë drejtim përmes angazhimit tim publik dhe debateve që bëra në rrejetet sociale dhe në gazeta mbi këtë gjë. Nuk u mërzita që nuk e gjeta emrin tim në listën e kandidatëve të PD-së. Sepse mua kjo nuk më privon nga asnjë prej dy përfitimeve që kanë anonimët e partisë në opozitë: foltorja e Kuvendit që të nxjerr nga anonimati dhe rroga e privilegjet e tjerë të deputetit për të siguruar jetesën.Por u mërzita që në vëndin tim në Vlorë ishte një oligark për të cilët Lulzim Basha ishte përbetuar se do ti zëvëndësonte me profile publike dhe intelektuale. Unë do të vazhdoj të kem një profil të pastër dhe të fort publik dhe në të ardhmen me punën time si studiues ,publicist dhe botues. Të ardhurat e mia nuk janë dhe nuk do jenë sa ato të një deputet sigurisht , por janë të mjaftueshme për një njeri që nuk ka as prirje dhe as kohë për të bërë jetën me salltanete të deputetit. Se jeta luksoze kërkon dhe kohë , që mua më duhet për të të notuar në detin e dijes duke lexuar librat të vetëmen pasuri që dispono dhej që dëshiroj dhe për të bërë punën time si kulturolog. Për hirë të lexuesëve të mi .

A jam penduar që ndoshta i vetëmi unë me shumë dëshirë kam dashur të ndihmoj dhe të frymëzoj Lulëzim Bashën si një lider të ri të Partisë Demokratike, që ditën e parë që ai erdhi në opozitë? Është një pyetje që në respekt të oponionit publik në ditët dhe muajt në vijim do bëj sqarimet e mia. A jam penduar që shkova në çadër? Nuk e di. Shumë pikpyetje për hirë të lexuesëve të mi, por dhe miqëve demokrat do ti sqaroj në ditët në vijim. Ato që thashë në çadër do t’ i them përsëri nëse më vjen rasti t’ i them publikisht. Për mua, Artan Fugën e të tjerë si ne, çadra ishte ajo që besonim ne se ishte, jo ajo që ishte në të vërtetë në planet politike të Lulzim Bashës.

Ne shkuam në çadër ashtu si ata intelektualë patriotë që shkuan në Konferencën e Pezës në 1942, dhe që pa dashjen e tyre i shërbyen një udhëheqësi të cilit i duheshin si fasadë për të realizuar ai planet e tij të këqija politike.Unë dhe të tjerë e ndihmuam me sinqerite Lulëzim Bashën , por ai kishte axhendën e tij personale me sektin që kishte krijuar rreth vehtes .Lista e kandidatëve të popullit që ai zgjjodhi është prova më e pa kundërshtueshme e një produkti të tillë të gabuar. Në ditët e cadrës e njoha mirë Bashën. Ai njerëzit i ndan në “zogj gomari” të cilët duhen gënjyer dhe shfrytëzuar, dhe në njerëzit “tanë”, të cilët janë një grupim rreth tij që merr privilegjet me votën e zogjve të gomarit.

Ndonjëherë e do taktika që të veprohet në atë mënyrë që ndonjë zogu gomari t’ i krijohet bindja se bën pjesë në tanët, pra t’ i tregohet “karrota”, që të motivohet për të punuar si gomari për grupimin rreth kryetarit. Unë isha për të një zog gomari që duhej përkëdhelur përkohësisht si një nga “tanët”. Më quani “zog gomari” nëse doni që hyra në çadër. Është një “gabim” që unë do ta përsërit edhe nesër nëse me fton e majta kur të jetë në opozitë. Por atë gjënë kryesore që presin prej meje, votën, nuk do ta jap si zog gomari. Në 25 qershor unë për herë të parë në jetën time nuk do të shkoj të votoj. Deri në 1990 kemi votuar me detyrim, pas këtij viti kam votuar për PD-në. Kjo parti nuk do ta ketë votën time këtë herë. Në këto zgjedhje do të abstenoj, nuk do të votoj. Jo sepse nuk jam në listën e kandidatëve të PD-së, por sepse “republika e re” na doli pashallëku i vjetër. Basha nuk u bë dot lider i republikës së re, ai tregoi se e shumta mund të jetë pasha i politikës së vjetër. Dhe për më tepër një pasha i keq.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.