Standard.al

Lamtumira unike e Totti-t, lot pafund për një legjendë në “Stadio Olimpico” (Video)

0

Francesco Totti i ka dhënë lamtumirën karrierës së tij çerekshekullore me ekipin e Romës. Legjenda verdheblu luajti sot për herë të fundit në takimin kundër Genoa-s me një stadium të mbushur përtej kapacitetit, me afro 80 mijë të pranishëm.

 

 

Tërheqja e kapitenit legjendar ishte më unikja e ndodhura deri më sot në botën e futbollit dhe më e paharrueshmja për popullin e Romës dhe atë italian.

Totti ka qenë shumë i mallëngjyer, duke u përlotur gjatë ceremonisë në fund të ndeshjes, të organizuar enkas për të. Presidenti Palota i dorëzoi atij një fanellë të vendosur në kornizë, për të treguar vlerësimin që ka klubi për të, ndërsa edhe futbollistët me të cilët ai ka luajtur për shumë vite si De Rosi apo Florenzi mbanin lotët me vështirësi.

Më pas, lojtari i emocionuar bëri xhiron e fundit të pistës para tifozëve që e kishin për shumë vite idhull, ndërsa pjesa më e madhe e tyre thërrisnin të përlotur emrin e legjendës së futbollit italian.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.