Standard.al

Incidenti në miting/ Basha flet nga Fieri, fton kryeministrin në debat televiziv

0

Pas mitingut në Tiranë mbrëmjen e të shtunës që çeli fushatën elektorale të PD për zgjedhjet e 25 qershorit, kreu i demokratëve Lulzim Basha u ndal sot në qytetin e Fierit, për të prezantuar kandidatët për deputetë dhe për të kërkuar votat e qytetarëve.
“Merrni Fierin në dorë, merrni Shqipërinë në dorë me votën tuaj në 25 qershor për Republikën e Re, Republikën tuaj”, iu drejtua simpatizantëve Basha.

“Ne jemi të bashkuar, ata janë të përçarë. Ne jemi të bashkuar jo vetëm brenda radhëve tona. Sot hedhim themelet e një politike për qytetarët. Politikanët e papërgjegjshëm me Ramën në krye shkaztërruan besimin te politika si instrument ndryshimi. Unë e di se me gjithë përpjekjen time dhe punën time të madhe, e di se ka një mosbesim të madh te politika dhe politikanët se të tjera gjëra thonë dhe të tjera gjëra bëjnë kur futen në zyrat e pushtetit, se në fushatë flasin për popullin kurse në zyrat e shtetit e kanë mendjen te tenderat dhe pasurimi i xhepave të tyre. Kjo është totalisht e vërtetë, por kjo është ajo që ne do ndryshojmë dhe do përmbysim me votën tonë në 25 qershor.
basha nga Fieri

Basha i ka bere edhe ftese publike kryeministrit Rama per nje debat televiziv.

“Sonte e ftoj per nje debat televiziv me kandidatin per kryeminister te republikes se re. Rama mund te shetisesh ne Shqiperi por nuk i con dot 4 jave me mashtrime. Eja ne debat bej bilancin tend, ti bilancin tend, une bilancin tim, ti programin tend, une programin tim dhe qytetaret te vendosin me voten e tyre. Ftesen e bera publike, po s’e pate degjuar po ta nis edhe me shkrim por tani do ta them une se pse nuk vjen ketu te shpjegoje, te jape llogari, ndonje pune edhe e ka bere, une vete i kam pare palmat me syte e mi, mijera palma, palma dhe fasada shumengjyreshe…

Ja kandidatet e PD per Qarkun Fier

Enkeleid Alibeaj
Genc Pollo
Myslym Murrizi
Luan Baci
Olsi Cuko
Luljeta Sejko
Dilaver Kamberaj
Jakup Beqiraj
Shkelqim Krasniqi
Aurora Koroveshi

Basha flet pas lëndimit në mitingun e PD: Asgjë s’na ndal drejt fitores

Pas lëndimit të mbështetësve të PD në bulevard, ka ardhur dhe reagimi nga ana e Lulzim Bashës. Edhe vete kreu i PD ka mbetur i lenduar dhe eshte paraqitur ne spital rreth ores 5:00 te mengjesit te sotem me te njetat komplikacioni si dhe mbeshtetesit e PD.
I pyetur nga gazetaret se si ndihet Basha eshte shprehur se:

“Kam folur me shumë prej të prekurve, fatmirësisht efektet janë anësore dhe të përkohshme, jo serioze dhe të gjithë janë të vendosur. Të gjithë e dimë që kjo nuk ishte një tullumbace. Ndërsa presim zbardhjen dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve, kushdo qofshin ata, po bëjmë edhe analizën tonë. Kjo nuk ishte tullumbace” tha Basha.

Nga ana tjeter gazetaret e kane pyetur se per cfare dyshon lidhur me ngjajen ne flaje ka thene se eshte detyre e autoriteteve shteterore qe te hetojne dhe se ai nuk mun te thoshte asgje.

“Kjo nuk ishte tullumbace. Por unë mund t’ju them se është detyra e autoriteteve shtetërore të vendosin para përgjegjësisë autorët, kushdo qofshin. Nëse nuk ndodh, kjo është një tjetër provë e gjunjëzimit total të shtetit. Ne do të bëjmë analizën tonë. Ne nuk do të ndalim. Unë do të vazhdoj fushatën sonte në orën 19:00, në mitingun hapës në qytetin e Fierit. Asgjë nuk do të më ndalë mua dhe opozitën e bashkuar drejt fitores!” tha Basha.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.