Standard.al

Ilir Meta siç nuk e keni parë asnjëherë, ja merr valles në Durrës(VIDEO)

0

Në videon e mëposhtme do shihni kreun e Kuvendit Ilir Meta në një formë tjetër, ndryshe nga jeni mësuar ta shihni herë të tjera.

 

 

Ish-kreu i LSI-së shfaqet duke kërcyer nën ritmet e këngës “Gëzuar Baftjar”. Video është postuar nga vetë autori i kësaj kënge, aktori i njohur Bes Kallaku.

“Kur Ardi mori konfirmimin qe dasma do i behet, ja nisi me Baftjarin. Epo trashegime o Ardi,” shkruan Kallaku. Pak më herët, aktori postoi një tjetër video ku i bënte thirrje Ermal Mamaqit që t’i jepte falas fustanin e nuses së Ardi Daullxhiut, të varfrit të qytetit të Durrësit, është bërë i famshëm në emisionin “Zonë e Lirë”.

Në kërcim, ku Ilir Meta i jep dhe një puthje Ardit, shfaqet edhe ministri i LSI-së, Lefter Koka.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.